sport

Koha e Casemiros te Man United ka mbaruar, tetë objektivat e tyre për mesfushën

Casemiro që konsiderohet si legjendë e Real Madridit, aktualisht është hallka e dobët në formacionin e Erik ten Hag dhe Djajtë e Kuq janë në kërkim të një gjenerali të ri në mesfushë.

“Është e vështirë. Kjo është pika që më shqetëson më shumë, që nuk luftojmë për tituj”.

Të lidhura

None found

“Duke qenë 20 pikë prapa vendit të parë. Ndonjëherë, as nuk mund të fle duke menduar se çfarë duhet të bëj diçka ndryshe. Është realitet. Nuk ka kuptim të mendojmë për titullin apo vendet e Ligës së Kampionëve, duhet të mendojmë për ndeshjet e sotme”, kishte thënë Casemiro për ESPN pas barazimit 2-2 të Manchester United me Liverpool.

Braziliani kishte absolutisht të drejtë: United nuk do ta fitojë ligën këtë sezon, madje as do të vulosë një rikthim në kompeticionin më prestigjioz të Evropës për klube, pasi është 11 pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt.

Por braziliani nuk arriti të pranonte se ai është pjesërisht përgjegjës për gjendjen aktuale të Djajve të Kuq, me tifozët që gjithashtu vuajnë.

Casemiro luajti një rol të madh kur Man United fitoi Carabao Cup dhe zuri vendin e tretë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por ai tani është dukshëm në rënie dhe papritmas duket si një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e fundit të klubit pasi u ble mbi 75 milionë euro. 32-vjeçari ka ende dy vjet në kontratën e tij.

Sipas ESPN, Sir Jim Ratcliffe po planifikon një ndryshim të madh veror, me Casemiron në mesin e 11 lojtarëve të ekipit të parë që mund të shiten.

Man United me siguri ka nevojë për një përmirësim të dukshëm, ndërsa Kobbie Mainoo, tashmë po shihet si një e ardhme e sigurt, por rreth tij pritet të vijnë edhe lojtarë të tjerë.

Më poshtë e gjeni emrat që Manchester United është duke i monitoruar.

Joao Neves (Benfica)
Amadou Onana (Everton)
Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen)
Morten Hjulmand (Sporting CP)
Ederson (Atalanta)
Joao Palhinha (Fulham)
Ross Barkley (Luton Town)
Joshua Kimmich (Bayern Munich)

të fundit

Izraeli dhe Hamasi dakordësohen për fazën e dytë në Gaza, Trump: Çarmatimi garanton paqen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për fazën e…

2 minutes ago

Bordi i Paqes/ Hamasi konfirmon pranimin e planit për çarmatim të plotë në Gaza

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka konfirmuar për BBC se grupi ka pranuar planin e propozuar nga Bordi i…

2 minutes ago

Klodian Hoxha në një serial serb, aktori shqiptar rrëfen si u përzgjodh për rolin

Aktori shqiptar Klodian Hoxha, do të jetë pjesë e kastit në një serial serb i cili do të transmetohet në…

3 minutes ago

Sean Penn cilësohet ende si dashuria më e madhe e Madonnës, ndërsa albumi i ri e ribashkon me Lourdes

Edhe pse në albumin e saj më të ri Madonna i referohet me tone kritike ish-bashkëshortit Sean Penn, një mik…

3 minutes ago

I mbijetuari nga Reçaku skeptik për gjykimin: Drejtësi nuk ka pa të akuzuarit në bankë

Ramë Shabani, 60-vjeçar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, e ka kuptuar nga mediat se në Kosovë pritet të…

3 minutes ago

Shuhet në moshën 78-vjeçare Sam Neill, protagonisti i “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. [...]Read More...

3 minutes ago