Categories: showbiz

Shuhet në moshën 78-vjeçare Sam Neill, protagonisti i “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Ylli i kinemasë nga Zelanda e Re, Sam Neill, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Njoftimi erdhi nga familjarët e tij, të cilët dhanë lajmin përmes një komunikate të shpërndarë në profilin zyrtar të aktorit në Instagram.

Të lidhura

None found

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes, por duhet theksuar se Neill kishte treguar publikisht se kishte triumfuar mbi një sëmundje të rëndë. Në vitin 2022, atij i ishte diagnostikuar limfoma angioimunoblastike e qelizave T në stadin e tretë, një lloj i rrallë i kancerit të gjakut.

Sipas njoftimit të familjes, aktori dha frymën e fundit në Sidnei të Australisë, me të dashurit e tij pranë.

“Me pikëllim të thellë, familja e Sam Neill njofton ndarjen e tij nga jeta. Sami iku i rrethuar nga familja, me të njëjtin dinjitet që e përcolli gjatë gjithë jetës. Humbja erdhi në mënyrë të papritur, por ndihemi me fat që ai ishte i lirë nga kanceri. I jemi mirënjohës ekipit të Spitalit Privat Shën Vincent për përkujdesjen e tyre të shkëlqyer dhe lusim që privatësia jonë të respektohet në këto çaste të vështira,” shprehet deklarata.

Pas përhapjes së lajmit, homazhe për aktorin shprehu edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i cili vlerësoi lart rolin e tij në kinemanë vendase dhe atë botërore.

“Sam Neill ishte pjesë e shumë historive të dashura australiane dhe zuri një vend të veçantë në shpirtrat tanë. Sëmundjen e përballoi me dinjitet, humor e forcë. Do të na mungojë pa masë dhe do të mbahet mend përjetë. U prehtë në paqe!”, shkroi Albanese.

I lindur më 1947 në qytetin Omagh të Irlandës së Veriut dhe i rritur në Zelandën e Re, Sam Neill arriti famën globale me portretizimin e Dr. Alan Grant në filmin ikonik “Jurassic Park” të Steven Spielberg. Karriera e tij përfshin edhe interpretime të paharrueshme në filma si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “Event Horizon”, “The Hunt for the Wilderpeople”, si dhe në seriale të njohur si “The Tudors” dhe “Peaky Blinders”.

Në një rrugëtim artistik që përshkoi më shumë se gjysmë shekulli, Neill mori pjesë në mbi 150 filma dhe prodhime televizive, duke u bërë një figurë emblematike e kinematografisë ndërkombëtare. Për kontributin e tij në art, ai mori titullin fisnik “Sir” në Zelandën e Re.

Aktori la pas katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.

të fundit

Ivan Gvozdenoviç pas humbjes ndaj Dinamos: Nuk e kemi ende grupin, golat i pësuam në mënyrë naive

Ivan GvozdenovicVetëm 2 pikë pas 3 javësh Superiore dhe humbja e “freskët” sot ndaj Dinamos, Elbasani e ka nisur shumë…

3 minutes ago

Dinamo fiton 1-2 ndaj Elbasanit, Glen Daja: Duhej ta mbyllnim më herët, ndikuan edhe mungesat

Glen DajaDinamo mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiore [...]Read More...

14 minutes ago

Bisedimet në Kiev/ Zelensky paralajmëron vazhdimin e luftës gjatë dimrit, Witkoff kërkon kompromise nga palët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se pavarësisht vlerësimit të tij [...]Read More...

15 minutes ago

Thirrje për dorëheqjen e Ramës më 8 shtator para Kuvendit: “Parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8…

18 minutes ago

Zjarri pranë Miletinës kërcënon fshatin, në ndihmë angazhohen dy avionë

Një zjarr i madh që ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në komunën e Bërvenicës, paraqet rrezik për përhapjen…

20 minutes ago

ASH: Rritja e transportit rëndon qytetarët, ndërsa për votat e mërgimtarëve u sigurua udhëtim falas

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për rritjen e çmimeve të transportit ndërurban, që sipas tyre është një goditje e drejtpërdrejtë…

20 minutes ago