Categories: sport

Koeficientët favorizojnë lehtë Vllazninë dhe Dinamon para ndeshjeve të para në Conference League

Vllaznia dhe Dinamo paraqiten me një epërsi të vogël në ndeshjet e para të tureve kualifikuese të Conference League, ku do të përballen respektivisht me Malishevën dhe Astanën.

Të lidhura

None found

Sipas një vëzhgimi të bërë në platformën sportive mediatike “Flashscore”, si shkodranët ashtu edhe kryeqytetasit shihen disi më të favorizuar, edhe për shkak se të dyja sfidat do t’i luajnë në fushën e tyre. Vllaznia e Edi Martinit do të zbresë në “Loro Boroçi”, ndërsa Dinamo e Ilir Dajës do të luajë në “Elbasan Arena”.

Për takimin Vllaznia – Malisheva, suksesi i kuqebluve vlerësohet me koeficientin 2.25, triumfi i skuadrës kosovare me 2.90, ndërsa barazimi me 3.25.

Ndërkohë, në sfidën Dinamo – Astana, fitorja e ekipit kryeqytetas kuotohet 2.25, ajo e kazakëve 2.70 dhe barazimi 3.40.

Dallimet mes palëve mbeten shumë të vogla, ndërsa verdikti i vërtetë do të dalë në fushë, aty ku do të shihet se cilës skuadër do t’i shkojë në favor rezultati final.


të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

4 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago