Barcelona po e ndjek me shumë interes situatën dramatike te Totenhemit, ku kërcënimi i një rënieje tronditëse nga Premier Liga mund të shkaktojë një largim të vërtetë alentesh.
Menaxhmenti i blaugranave ka synuar tashmë disa shtylla të “Spurs”, ku ndër pozicionet më të kërkuara janë mbrojtësit qendrorë Miki van de Ven dhe Kristian Romero. Holandezi në veçanti konsiderohet si shtesa ideale për mbrojtjen e Flik, falë aftësisë së tij për të ndërtuar lojën.
None found
Çavi Simons dhe Lukas Bergvall janë lojtarë me potencial të lartë, të aftë për të siguruar një rritje të menjëhershme të cilësisë teknike. Pavarësisht problemeve të fundit fizike që e kanë penguar suedezin, klubi katalanas mbetet i bindur për vlerën e marrëveshjes, duke i parë ata si përshtatjen e përsosur për filozofinë e lojës së Barçës, e cila është gjithmonë në kërkim të lojtarëve të shkëlqyer me topin.
Pjesa e fundit e planit të përforcimit është emri i Pedro Porros. Anësori spanjoll konsiderohet zgjedhja e parë për krahun e djathtë, veçanërisht duke pasur parasysh shitjen e mundshme të Zhyl Kunde, i cili do të siguronte hapësirën financiare të nevojshme për këtë transferim.
Ergis Arifi Për Ergys Arifin, barazimi pa gola me Spanjën ishte rezultati më i drejtë [...]Read More...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke konfirmuar se biznesi i vogël…
Në edicionin e gjashtë të samitit rajonal "Për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve", kryeministri i vendit, Albin Kurti tha…
Në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, ftoi të gjithë faktorët opozitarë për tu…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin…
Pas ndeshjeve të këtij muaji në Ligën e Kombeve, FIFA ka publikuar ranglistën e saj, ku Kombëtarja e Kosovës ka…