Aston Villa mund të detyrohet të shesë dy yje të ekipit edhe në rast se ata arrijnë që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Villa, si disa klube të ndryshme në elitën e futbollit anglez, janë në rrezik serioz për të thyer rregullat financiare të Ligës Premier. Më herët gjatë këtij sezoni, Evertoni u dënua me një zbritje të 10 pikëve, dënim ky i cili më vonë u zbut vetëm në gjashtë pikë.
None found
Shumë klube janë duke u mbështetur në ‘fije të perit’ dhe Aston Villa mund të detyrohet të shesë disa nga lojtarët kyç të ekipit në mënyrë që të sigurojnë fonde për afatin kalimtar veror, ka raportuar The Mail.
Dy emrat që janë përmendur si kandidatë potencial për shitje janë Jacob Ramsey dhe Douglas Luiz, ndërsa për dyshen është thënë se Neëcastle United dhe Arsenal kanë shprehur interesim për shërbimet e tyre.
Unai Emery kishte zbuluar më herët në janar se teksa ata do të vazhdojnë të punojnë në përputhje me rreugllat, ata duhet të mos humbasin potencialin e tyre.
“Ne do të punojmë duke i respektuar rregullat. Sidoqoftë, ne duhet të sigurohemi se nuk do të humbasim potencialin tonë si skuadër”.
“Mund të jetë e rrezikshme kur shitni lojtarët vetëm për të bërë para. Mund të jetë e vështirë t’i zëvendësosh ata duke tentuar në të njëjtën kohë që të mbetesh i suksesshëm”, ka thënë Emery.
Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…