Jurgen Klopp, përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, i ka dalë në krah Florian Wirtz, duke kërkuar që paraqitjet e mesfushorit ofensiv me përfaqësuesen të gjykohen në mënyrë më objektive.
None found
Sipas Klopp, ndaj Wirtz janë krijuar pritshmëri tepër të larta. Ai vlerëson se futbollisti duhet të ketë lirinë për të punuar në shërbim të skuadrës, pa u përballur vazhdimisht me presionin për të krijuar momente përcaktuese.
“Biseda me Wirtz është shumë e këndshme, por duhet të largohemi nga pritshmëria që ai duhet të na dhurojë momente të veçanta në çdo ndeshje. Ai është këtu për të na ndihmuar si ekip. Duhet të sigurohemi që Flo të ndihet mirë me ne”, deklaroi Klopp.
Trajneri gjerman kundërshtoi veçanërisht debatet që nisin pas ndeshjeve në të cilat Wirtz nuk arrin të shënojë ose të japë asist.
“Duhet të jeni të kënaqur kur Florian Wirtz luan një ndeshje në të cilën jep gjithçka, edhe nëse nuk është i përfshirë në një gol. Thjesht duhet t’i japim djalit ndjesinë: ‘Sot ishte më shumë se mirë’”, u shpreh ai.
Klopp drejtoi kritika edhe ndaj ekspertëve dhe opinionit publik, të cilët vënë në pikëpyetje paraqitjet e Wirtz sa herë që ai nuk regjistron gola apo asistime.
“Pastaj të gjithë ekspertët ulen dhe diskutojnë se pse ende nuk ka funksionuar. Por ka po aq arsye për të thënë: ai po funksionon në mënyrë perfekte. Tani le t’i bëjmë së bashku hapat e ardhshëm”, shtoi Klopp.
Përmes këtyre komenteve, Klopp kërkon të lehtësojë barrën mbi Wirtz, duke nënvizuar se vlera e një futbollisti nuk përcaktohet vetëm nga numri i golave dhe asistimeve.
Në këndvështrimin e përzgjedhësit gjerman, përparësi kanë loja e futbollistit dhe ndihma që ai jep për suksesin e skuadrës.
Arsenali po mendon për lëvizjet e ardhshme në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit synojnë të konsolidojnë projektin ambicioz të…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se te Kosova do të ketë edhe tri prurje…
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përkujton se personat e…
Sipas raportimeve të fundit, Jules Kounde po përballet me një situatë të re te Barcelona, pasi ka humbur vendin e…
Neymar ka rikthyer një nga kujtimet më të veçanta nga koha kur së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin…