Jurgen Klopp ka thënë se njëri nga yjet e tij tek Liverpooli mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit.
Gjatë javëve të fundit, Liverpooli është goditur me një krizë të lëndimeve teksa po luftojnë në katër fronte për trofe.
Yjet si Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Dominik Szoboszlai, Thiago Alcantara, Stefan Bajcetic, Mohamed Salah dhe Darwin Nunez, që të gjithë janë jashtë fushës për arsye të lëndimit.
Në një konferencë për shtyp para duelit ndaj Southamptonit në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup, Klopp dha një përditësim të zymtë sa i përket situatës së Thiago Alcantaras.
“Po, nuk ka ndonjë afat kohor. Unë nuk e di, të jem i sinqertë. Janë disa gjëra që ai ka nevojë ti bëjë nga një perspektivë mjekësore dhe pastaj nuk e di nëse kjo do të thotë se ai do të luaj përsëri këtë sezon”, ka thënë Klopp.
“Kjo nuk ka të bëjë me diçka afatshkurtër, për këtë arsye nuk mund të flas shumë për këtë temë. Nuk është se ai do të rikthehet në stërvitje brenda dy javëve ose diçka e tillë, kështu që nuk jam 100 për qind i sigurtë për këtë. Nuk mund të thëm diçka më shumë, të jem i sinqertë”, është shprehur gjermani.
Pas duelit ndaj Southamptonit, Liverpooli do të rikthehet në aksion në Ligën Premier ndaj Nottingham Forest mbrëmjen e së shtunës./Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po…
Denis Omedi, është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po…
Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bleona Qerreti, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ka…
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të…
Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës…