showbiz

Bleona Qereti rrëfen detaje nga karriera e saj: Si u bëra e famshme

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bleona Qerreti, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ka rrëfyer detaje nga karriera e saj muzikore, duke u ndalur edhe në disa momente specifike.

Ajo ka treguar momentin kur performoi për herë të parë në Festivalin e Këngës kur ishte vetëm 15-vjeç dhe ‘përplasja’ që kishte me Vera Grabockën për veshjen e saj pak të ekspozuar, e cila bëri bujë asokohe.

Të lidhura

None found

Ajo ka treguar disa nga emrat e artistëve me të cilët ka punuar, ndërsa e veçon artin e ditëve të sotme me atë të viteve të hershme.

Sipas saj, ajo çfarë e ka bërë të famshme është pikërisht stili i saj dhe rebelizmi.

“Do të doja të veçoja, sot më ra në mend, unë isha 15-vjeç kur këndova në Festival dhe veshjen e pashë në Miss Europa 1995. Pa ditur njeri unë u pranova në Festival. Në atë kohë ishin vetëm pesë emra që të pranonin në Festival. Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Vera Gabrocka, Zhani Ciko, Alqi Boshnjaku.

Veshja u përfol për përmasat dhe përmasat janë pjesë e maratonës. Unë dua të zgjas. Artisti që i reziston kohërave është vërtete artist. Ajo që unë kam qenë vërtete e vetëdijshme, është që di t’i rezistoj kohës.

Unë nuk do fokusohesha te elementi fizik, por te rezistenca në kohë, të dalësh me të njëjtin kostum pas 30 vitesh. Atëherë kishte vetëm një televizion. Sot është shumë e lehtë të bëhesh i famshëm.

Nëse këta emra të thonin që nuk pranoheshe në Festival, nuk kishe më një shans të dytë. Unë me atë rebelizmin tim, shkova te gardëroba dhe përgjegjësja më tha: ‘Nëse të sheh Vera Grabocka këtu, na mbyti të dyjave’. Unë shkoj, marr veshjen dhe ndërkohë që po mbyllja zinxhirin, aty hyn Vera Gabrocka dhe më tha: ‘Ku shkon ti gjysmë e zhveshur?’. Unë ngela, ndërkohë që Vera mbylli derën.

E kuptova që të dilja me këtë veshje në Festivalin ku Vera Grabocka ishte regjisore, përgjigja do ishte jo. Unë në mes të performancës, hoqa pelerinën dhe Vera Gabrocka e mbajti kamerën te unë dhe të nesërmen kur u zgjova, isha Bleona Qereti”, është shprehur Bleona.

Ajo ka treguar edhe si arriti të futet në coverin e revistës prestigjioze të modës, “Vogue Latina”, të cilën nuk e quan sukses personal apo çështje fati por një dëshmi që ‘ëndrrat duhet të kapen prej flokësh’.

“Unë jam mësuar që jam gjykuar dhe jam parë gjithmonë me lupë për vendimet dhe veprimet që kam bërë. Njerëzit këtu gjykonin me një tjetër kënd pa e dikur se me çfarë ideja mbrapa janë marrë vendimet. Jam gjykuar edhe për limitet e trurit të njerëzve që flisnin për mua. Limitet e tyre nuk janë perceptimi im. Arritjen në kopertinën e Vogue nuk do ta klasifikoja suksese personal, por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh, nuk është çështje fati. Suksesi është si ajsberg. Kjo është fryt i një pune shumëvjeçare e imja dhe një vet-sakrifikim, gjërat që shqiptarët nuk e dinë. Kam nisur një brend dikur në 2013 dhe kam bërë një fotoshoot me një fotograf të Vogue, sepse për brendin që unë doja ti paraqisja Amerikës, ishte ai që kishte fotografuar Monica Belluccin më shumë se çdo njeri tjetër.

Amerika nuk do një kopje të shëmtuar të emrave që kanë. Bëra një analize se çfarë do i ofrojë unë Amerikës dhe për çfarë mund të më dojë. Me llogarinë time më doli që Amerika nuk ka një Pop Singer, Një Monica Bellucci në një formë pop-singer me një personalitet të Gagës dhe Madonës. Asnjëherë nuk ka pasur një persona klasik me personalitet të çmendur. Bashkova look-un dhe personalitetin. Unë për Amerikën nuk do jem asnjëherë një artiste amerikane por një e huaj që është e famshme në Amerikë sepse është e famshme diku tjetër. Është kollaj të thuash unë shkoi dhe di, por e mira e njerëzve të suksesshëm është që ata e kuptojnë që ata nuk din. Profesionistëve u kam lënë të marrin vendimet e duhura për gjërat që unë nuk i dija”, u shpreh Bleona.

të fundit

Ahmeti Reacts to Bela and Halimi Being Declared “Persona Non Grata”: The Albanian State Acts on Facts

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimet e fundit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për shpalljen “non grata”…

5 minutes ago

Trump’s Secret Escape Plan from Turkey: How Air Force One Turned Into a Decoy to Avoid Iranian Threat

Një operacion i sofistikuar mashtrimi u organizua në Turqi muajin e kaluar për të siguruar largimin e sigurt të presidentit…

5 minutes ago

BIRN: Check-Up Concession Returns to the State After Hefty Payments for Services Never Performed; Taxpayers Paid €66 Million Over 12 Years

Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbimin një kompanie publike.…

6 minutes ago

Canadian Father Convicted of Murdering His 9-Year-Old Daughter and Staging Her Abduction

Luciano Frattolin, nga Kanadaja, është shpallur fajtor të hënën për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Melinës, të cilën e…

6 minutes ago

Devastating earthquake in Colombia leaves 132 dead, search for survivors continues

Të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhe 500 të tjerë janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4…

6 minutes ago

Fire Remains Active in Several Areas of Kruja, Two Army Helicopters Intervene

Ka vijuar gjatë gjithë natës beteja për shuarjen e flakëve në zonën e Zidollit dhe në lagjen Bojë të Krujës,…

7 minutes ago