sport

Klopp: Nuk pushoj së buzëqeshuri kur tani e kam të sigurt që Salah ka rinovuar

Ajo që po bënin tifozët e Liverpool i ndodhi edhe Jurgen Klopp, i cili raportoi se një buzëqeshje u bë e përhershme në buzët e tij kur u informua për rinovimin e kontratës nga Mo Salah.

Lojtari egjiptian ndodhej në Mykonos, ku po shijon pushimet dhe gjithashtu rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2025 dhe është kthyer tashmë në lojtarin më të paguar të Liverpoolit, duke fituar më shumë se 350 mijë paund në javë.

Të lidhura

None found

Klopp ishte i lumtur dhe sigurisht nuk mund të rrinte pa e komentuar këtë fund të lumtur të telenovelës.

“Është një lajm që do t’i gëzojë fansat tanë. Unë jam i sigurt se ata do të festojnë. Unë jam shumë i kënaqur. Është vendimi më i mirë i ekipit tonë dhe më i miri për Salah. Sigurisht që ka vonuar shumë, por për çështje të tilla ia vlen të presësh.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ka kuptim që duhet kohë për të zgjidhur  një situatë të tillë kur je në këtë nivel.

Nuk kam dyshim se ai ka ende shumë vite të shkëlqyera përpara. Është një makineri fitnesi. Është në një nivel të pabesueshëm. Ai punon tmerrësisht shumë. Tani unë buzëqesh duke e ditur se ai ka rinovuar dhe do të jetë me ne për të arritur edhe më shumë në të ardhmen”, është shprehur tekniku gjerman./ h.ll/albeu.com

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

1 minute ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

46 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago