sport

Klopp nervozohet me talljen e gazetarit, e quajti injorant edhe pse ai i kërkoi falje

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sheffield United me rezultat 2-0 në ndeshjen e djeshme të vlefshme për xhiron e 15-të, ku golat i shënuan Virgil van Dijk dhe Dominik Szoboszlai.

Pas takimit, Jurgen Klopp ka komentuar atë që ka parë dhe gjatë intervistës ka hyrë në një konflikt të vogël me gazetarin që drejtonte emisionin, të cilin e ka quajtur “injorant”.

Liverpool është dy pikë pas liderit Arsenal, por Klopp nuk ishte në humor të mirë apo për të bërë shaka.

Marcus Buckland, mikpritës i Amazon Prime Sport, shkaktoi reagimin e Klopp, kur e pyeti me shaka se cili është orari i preferuar për gjermanin për ndeshjen e ardhshme, pasi ky i fundit vazhdimisht ka theksuar se nuk i pëlqen orari prej 13:30 dhe pikërisht në këtë kohë Liverpooli do të luajë kundër Crystal Palace të shtunën.

Buckland e pyeti Kloppit, duke përdorur fjalët: “Orari juaj i preferuar për ndeshje?”, gjë që bëri që gjermani të shperthej.

“Shkëlqyeshëm, është shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Ne po shkojmë në shtëpi, nuk e di kur do të arrijmë atje, ndoshta në ora 1 ose 2, dhe ndeshja vjen pasi të arrijmë të bëjmë ndoshta dy stërvitje. Është në rregull të luajmë përsëri pasi të pushojmë. Është e njëjta gjë me Crystal Palace. Por unë e kuptoj që ju nuk e kuptoni edhe pse punoni në futboll, kështu që pse të shqetësohem t’ju shpjegoj përsëri”, deklaroi fillimisht Klopp.

Por “timonieri” gjerman nuk u ndal me kaq dhe e quajti injorant drejtuesin e emisionit.

“Nëse po tallesh me këtë, atëherë je një injorant. Por është në rregull, futbolli është argëtues, gjithçka është në rregull”, shtoi Klopp, të cilit prezantuesi u përpoq t’i kërkonte falje dhe t’i shpjegonte se nuk kishte për qëllim ta përçmonte.

“Ti e ke bërë tashmë”, u përgjigj Klopp, për të cilën Buckland kërkoi sërish falje.

“Gjithçka është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash vetëm sepse unë nuk mund të them gjithçka që dua. Kjo do të ishte ndryshe”, vazhdoi Klopp. /Telegrafi/

të fundit

Një vit pa një javë i arrestuar/ Kush e futi në burg Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…

6 hours ago

U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…

7 hours ago

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…

7 hours ago

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…

8 hours ago

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…

8 hours ago

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…

8 hours ago