Categories: sport

Klopp del në mbrojtje të Van Dijkut dhe godet Van der Vaart: S’ka arsye të merret seriozisht

Jurgen Klopp i ka dalë fort në krah Virgil van Dijkut, pasi kapiteni i Holandës u bë objekt kritikash të ashpra nga ish-mesfushori holandez Rafael van der Vaart pas ndeshjes me Japoninë në Kupën e Botës 2026.

Vëmendja u përqendrua te Van Dijk pas barazimit 2-2 të Holandës ndaj Japonisë, në takimin e parë të fazës së grupeve. Mbrojtësi qendror, i cili ishte ndër figurat më të rëndësishme të Liverpoolit në periudhën më të suksesshme të Kloppit nga viti 2018 deri në vitin 2024, u përball me komente të forta për paraqitjen e tij.

Të lidhura

None found

Debati shpërtheu pasi Van der Vaart, në cilësinë e analistit për televizionin holandez NOS, vuri në shënjestër lëvizjet e mbrojtësit dhe mënyrën se si ai rikthehej në aksione.

“Duhet të jem i sinqertë: u befasova shumë nga Van Dijk. Kur e shikoja, mendoja se kjo nuk duket mirë. Sidomos kur duhej të kthehej. Po e ka shumë të vështirë. Është pak si një Boeing 747 që po përpiqet të kthehet. Shpresoj që gjatë turneut të fillojë të kthehet pak më shpejt”, kishte deklaruar Van der Vaart.

Ish-trajneri i Liverpoolit reagoi pa vonesë ndaj këtyre deklaratave dhe e cilësoi të pajustifikuar analizën e bërë për futbollistin me të cilin kishte punuar për shumë vite në “Anfield”.

“Nuk jam plotësisht i sigurt nëse ia vlen fare të përmendet Rafael van der Vaart. Por nëse ai ndonjëherë thotë diçka pozitive për ndonjë lojtar, atëherë do të jem i lumtur ta marr seriozisht përsëri”, deklaroi Klopp.

Trajneri gjerman theksoi më tej se Van der Vaart ka tendencë të ndalet vetëm te elementët negativë dhe më pas t’i fryjë ato më shumë seç duhet.

“Të krijohet përshtypja se ai sheh diçka dhe pastaj duhet ta formulojë në një mënyrë sa më të bujshme. Në fund del gjithmonë kundër dikujt. Në atë mënyrë, ajo që thotë nuk ka shumë rëndësi”, përfundoi Klopp.

Kjo përplasje verbale ka marrë jehonë të madhe në Holandë, sidomos për faktin se Van Dijk vazhdon të mbetet një nga liderët kryesorë të “Tulipanëve” në synimin e tyre për të ecur sa më larg në Kupën e Botës 2026.

të fundit

Edi Rama condemns attack at Riyadh airport: Albania stands in support of Saudi Arabia

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…

3 seconds ago

Kosovo Security Force Military Police strengthens professional capabilities through Close Protection Course

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…

1 minute ago

Avni Islami ngre alarmin: Nga Banjska te “Bota Serbe”, Beogradi po kërcënon sigurinë e Ballkanit

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e…

2 minutes ago

Safe City” to be activated on October 12 in Ohrid, Struga, Debar and Kičevo

Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë,…

2 minutes ago

U martuan me telefon pak orë para ekzekutimit: historia tragjike e të riut iranian që s’arriti ta takonte më bashkëshorten

Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…

11 minutes ago

Reali kryeson bindshëm listën e golave të anuluar nga VAR-i në La Liga

Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga sistemi VAR në historinë e La Ligës, që…

23 minutes ago