sport

Klauzolë e çmendur, Barcelona gati rinovimin me Pau Cubarsin

Me vetëm 17 vjeç, Pau Cubarsi ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm te Barcelona dhe klubi po punon për kontratën e re.

Mbrojtësi produkt i akademisë së klubit bëri një debutim të shpejtë në janar duke luajtur deri tani 13 ndeshje për ekipin e parë.

Të lidhura

None found

Përtej moshës, ai ka demonstruar një pjekuri të rrallë dhe një vigjilencë në mbrojtje, duke ndihmuar ekipin e Xavit të përmirësojë mbrojtjen dhe të reduktojë mesataren e golave të pësuar.

Ai ka marrë ftesë nga Spanja dhe përzgjedhësi De la Fuente e ka aktivizuar në dy ndeshje miqësore.

Barcelona tani është duke punuar për ta blinduar Cubarsin me një rinovim kontrate, që do ta mbahej atë të lidhur me klubin deri në 2029, dhe për të rritur klauzolën e prishjes deri në një miliard euro.

Mediat spanjolle raportojnë se kontrata aktuale e Cubarsit, e cila skadon në verën e 2026 ka një klauzolë modeste prej 15 milionë eurosh.

Agjentët e mbrojtësit po shqyrtojnë tashmë propozimin e ri nga klubi. /Telegrafi/

të fundit

MTD: Audit findings stem from the former MISA, and we are working to resolve them

Gjetjet e auditimit zbulojnë probleme të trashëguara që janë më shumë se një dekadë të vjetra, disa prej të cilave…

1 minute ago

Criminal charges over suspicions that bankruptcy was deliberately caused to avoid million-denar debts

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive, nën dyshimet për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit,…

2 minutes ago

Hoxha at Arlinda Zekaj’s funeral: I hope this is the last murder

Hoxha, në varrimin e Arlinda Zekajt, të cilës ia mori jetën kunati, ka bërë një lutje të fuqishme për popullin…

3 minutes ago

Zejnulla Gashi transfers three criminal cases in the Arlinda Zekaj case to the Pristina Prosecutor’s Office

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj laid to rest amid grief and tears

Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati…

4 minutes ago

Protest near the Ministry of Education, students set a rubbish bin on fire on Durrës Street

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues kanë nisur t’u vënë…

5 minutes ago