Categories: sport

PSG-ja synon dy yje të Barcelonës, pas Ferran Torresit kërkon edhe Pau Cubarsin

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germainit, ka përfshirë mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsi, mes objektivave të mundshëm për të ardhmen, sipas Tuttosport.

Të lidhura

None found

Drejtuesi i klubit parisien thuhet se e vlerëson shumë 19-vjeçarin spanjoll dhe e konsideron atë një alternativë të mundshme afatgjatë për të zëvendësuar kapitenin Marquinhos.

Al-Khelaifi çmon veçanërisht aftësinë e Cubarsit për të ndërtuar lojën nga prapavija dhe sigurinë e tij në zotërimin e topit. Qendërmbrojtësi shihet gjithashtu si një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.

Ndërkohë, PSG-ja pritet të sigurojë shërbimet e një tjetër futbollisti të Barcelonës. Raportohet se Ferran Torres do të kalojë në Paris pas paraqitjeve mbresëlënëse me Spanjën në Kupën e Botës.

Një operacion për transferimin e Cubarsit, megjithatë, do të ishte shumë më i ndërlikuar. Ai zë një vend të rëndësishëm në projektin e Barcelonës së Hansi Flickut dhe cilësohet si një prej aseteve të reja më të vlefshme të klubit katalanas.

Cubarsi është tashmë një element me peshë në ekipin e parë të Barcelonës. Për këtë arsye, klubi nuk pritet ta shqyrtojë lehtësisht largimin e 19-vjeçarit, sidomos duke marrë parasysh potencialin e tij të madh për të ardhmen.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

21 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

36 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

2 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago