Categories: sport

Kimmich shpjegon pse skuadrat e mëdha kombëtare po e kanë gjithnjë e më të vështirë ndaj ekipeve më modeste

Joshua Kimmich ka vlerësuar se hendeku mes përfaqësueseve elitare dhe atyre më të vogla në futboll po zvogëlohet vazhdimisht, duke bërë që sfidat ndërkombëtare të jenë gjithnjë e më të komplikuara.

Pas barazimit 0-0 të Spanjës me Cape Verden në Kupën e Botës 2026, mesfushori i Bayern Munich foli për rritjen që kanë pësuar kombëtaret në zhvillim, si në organizimin taktik, ashtu edhe në cilësinë teknike.

Të lidhura

None found

“Në përgjithësi, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fitohen ndeshjet. Të ashtuquajturat kombëtare të vogla po përmirësohen, si nga aspekti futbollistik ashtu edhe nga ai taktik”, deklaroi Kimmich.

Kapiteni i Gjermanisë përmendi edhe ndeshjet e ekipit të tij ndaj Curacao, si edhe përballje të tjera të papritura në Botëror, duke nënvizuar se niveli i këtyre skuadrave është rritur ndjeshëm.

“Curacao luajti futboll kundër nesh, unë prisja më shumë topa të gjatë. Pashë Haitin kundër Skocisë dhe edhe ata luajtën mirë. Nuk është më e thjeshtë”, shtoi ai.

Sipas Kimmich, përfaqësueset e mëdha nuk mund të mbështeten më te diferenca në emër apo histori, por duhet të avancojnë vazhdimisht nëse synojnë të mposhtin rivalët më pak të favorizuar.

“Kombëtaret e mëdha duhet të bëhen edhe më të mira për t’i fituar këto ndeshje. Kjo tregon se fitorja 7-1 ndaj Curacao nuk është diçka e sigurt. Duhet ta fitosh në fushë”, përfundoi ai.

të fundit

Gjorgjievski: Investments in transport, the environment and public spaces are giving Skopje a new look

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, sot në një konferencë për shtyp dha raport mbi punën e bërë gjatë…

1 minute ago

Top Albania Radio rikthen programacionin e plotë pas disa ditësh ndërprerjeje

Programacioni në Top Albania Radio është rikthyer normalisht pas disa ditësh shkëputje. [...]Read More...

2 minutes ago

Gashi welcomes Haxhiu at meeting: North Macedonia and Kosovo share a common vision for the region

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës…

2 minutes ago

Albchrome scandal/ NEA report: Environmental catastrophe as metallurgical operator illegally deposits hundreds of tons of toxic poisonous waste in the open

Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë “Albchrome sh.p.k.”, është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik…

2 minutes ago

Fatal accident in Berat / 63-year-old dies after being hit by a car while riding a bicycle

Një 63-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Aksidenti ndodhi…

3 minutes ago

Lawyers’ boycott delays hearing against Erion Veliaj again! Tirana mayor’s request: I want to be defended only by Plarent Ndreca

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së…

3 minutes ago