E ardhmja e Joshua Kimmich në Bayern Munich është ende e paqartë, me shumë klube evropiane që kanë shprehur interes për mesfushorin gjerman.
Megjithatë, Kimmich ka vendosur një kusht të qartë për të konsideruar rinovimin e kontratës me klubin bavarez dhe për të shmangur një largim të mundshëm në afatin kalimtar veror.
None found
Sipas zbulimeve nga drejtori i përgjithshëm sportiv i Bayernit, Max Eberl, Kimmich ka shprehur dëshirën e tij për të takuar trajnerin e ardhshëm të ekipit përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Këtë kusht e ka ndarë edhe vetë Eberl në një intervistë të gjerë për ‘Sky Sport Germany’.
“Joshua na e ka bërë të qartë: ‘Dua të di se kush është trajneri i ri’”, tha Eberl, duke theksuar rëndësinë që trajneri i ardhshëm do të ketë në vendimet e Kimmich.
Pasiguria për zëvendësimin e Thomas Tuchel në pankinën e Bayernit ka shtuar një element të ri në sagën e rinovimit të Kimmich. Me kontratën e tij deri në qershor 2025, lojtari është bërë një nga objektivat kryesore për disa klube më të mira në Evropë, duke përfshirë Real Madrid, Manchester City, Barcelonën, Liverpool dhe Arsenal.
Situata e Kimmich është në qendër të vëmendjes si për Bayernin ashtu edhe për klubet e interesuara. /Telegrafi/
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si Qafa e…
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka deklaruar për mediat se nuk është lejuar të takojë klientin…
Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale Ndalimi i…
Gjatë qëndrimit në Big Brother, Adriani kishte shprehur pëlqim për Antonetën, por mes tyre nuk ishte krijuar një njohje më…
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 5, Adriani është paraqitur para publikut, duke…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vëmendja është përqendruar te Bejta dhe Kledja. Bejta ka zbuluar ndjenjat për dhe…