Turneu i ardhshëm i Kupës së Kombeve të Afrikës do të jetë nikoqire e disa lojtarëve të klasit botëror, por në një univers paralel edhe Kevin De Bruyne do të kishte mundësinë që të paraqitej në këtë kompeticion.
Ylli i Manchester Cityt ka lindur në qytetin e Dronen në Belgjikë në vitin 1991, dhe është shumë afër arritjes së shifrës prej 100 paraqitjeve për shtetin e tij.
None found
De Bruyne ka luajtur në dy edicione të Kupës së Botës për Belgjikën, por në fakt ai ka pasur mundësinë që të luajë për Burundin.
Nëna e 32-vjeçarit, Anna, ka lindur në Afrikën Lindore dhe është rritur atje pasi gjyshi i saj kishte kompani të naftës atje dhe në Bregun e Fildishtë, aty ku ajo jetoi më vonë.
Sipas Daily Express, De Bruyne tani punon si profesionist i inxhinierisë së naftës pasi ka marrë kontrollin në biznesin familjar.
Burundi u kualifikua në Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në histori në vitin 2019 dhe momentalisht renditet në vendin e 139-të në botë.
Një emër i njohur i futbollit anglez Saido Berahino që ka luajtur për klube të ndryshme si Stoke City, West Brom dhe Sheffield United i përket këtij shteti.
De Bruyne në anën tjetër debutoi me fanellën e Belgjikës në vitin 2010, duke i dhënë fund kështu mundësisë që të luajë për Burundin në të ardhmen./Telegrafi/
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…
Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut Idrizovo në Gjykatën Themelore…
Sot, 3 vite më parë, u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të trishtë që tronditi në themel të gjithë…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Prania e Ernest Muçit në Kombëtare, mund të shihet si një plan strategjie për trajnerin Rolando Maran [...]Read More...