Toni Kroos luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, që është finalja e Ligës së kampionëve, kundër Borussia Dortmundit në Wembley.
Ndeshja e ndeshjeve, apo finalja më e madhe, doli të jeto ajo që do t’i jap lamtumirën e fundit një karriere me plot suksese dhe trofe.
None found
Për këtë ndeshje të fundit, gjermani do të mbajë këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij.
Për më tepër, duke qenë se është një ditë kaq e veçantë, nuk mund të mungonte as data dhe vendi i finales.
Një ditë më shumë se e jashtëzakonshme për Toni Kroos që gjermani dëshiron ta përjetësojë përgjithmonë.
Për më tepër është për t’u habitur që në pjesën e njërës prej këpucëve janë shkruar edhe me stilolaps emrat e tre fëmijëve të tij Leon, Amy (Amelie) dhe Fin.
Fëmijët dhe gruaja Jessica Kross janë shumë të afërt me dy qentë e tyre, për këtë arsye emrat e Lennox dhe Julius janë gjithashtu të shkuara në këpucët e gjermanit që do t’i veshë në Wembley.
Për më tepër, Kroos gjithashtu donte të kishte një shenjë për Ligën e Kampionëve, duke vendosur logon e garës, ndërsa nuk mungon as flamuri gjerman. /Telegrafi/
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…
Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…