Irlanda pret Kosovën të martën në Dublin, në një ndeshje që nis në orën 20:45 dhe ku synon tri pikët për t’u ngjitur në vendin e dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Portieri i kombëtares irlandeze, Caoimhin Kelleher, tha në konferencën për media para takimit se skuadrën e tij e pret një përballje e vështirë, por se synimi është një rezultat pozitiv në stadiumin “Aviva”.
None found
Kelleher e përshkroi ndeshjen si shumë të rëndësishme për Irlandën. Ai tha se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi, të mbajë anët pozitive dhe se shpreson të arrijë një rezultat të madh të nesërmen.
Irlandezët e dinë se Kosova i mposhti 1-0 në Prishtinë në shtator, në takimin e parë mes tyre. Këtë herë, Kelleher dhe bashkëlojtarët e tij synojnë fitoren, pasi barazimi nuk do t’u mjaftonte për ta kaluar Kosovën në renditjen e grupit.
Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për ngritjen e një qendre dëbimi emigrantësh në Ruandë, si pjesë e…
Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albares, gjatë…
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në panelin ministror të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka…
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, dënoi ashpër dhunën ndaj vajzës 26-vjeçare, e cila përfundoi në spital me lëndime…
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas publikimit të programit të Listës Studentore në Serbi, në të cilin kundërshtohet pavarësia e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 27 tonëve misër me origjinë nga Serbia, pasi…