Kosova ka kryer stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për përballjen me Irlandën.
None found
Seanca e fundit shënoi edhe grumbullimin e plotë të ekipit, pasi në stërvitjen e së hënës munguan disa futbollistë për shkak të angazhimeve me klubet e tyre.
Gjendja në kampin e “Dardanëve” është mjaft pozitive. Futbollistët po punojnë maksimalisht për të fituar besimin e Franco Fodës dhe për të siguruar minuta në duelin kundër Irlandës.
Kosovën e presin katër ndeshje të vështira në Ligën e Kombeve. Synimi kryesor është përfundimi të paktën në vendin e dytë të grupit, çka do t’i mundësonte ekipit të luante në play-off për ngjitjen në Ligën A. Një rezultat i tillë do të kishte rëndësi edhe për sigurimin e vendit në vazon e dytë në shortin e Kampionatit Evropian 2026.
“Dardanët” do të zhvillojnë edhe dy seanca të tjera stërvitore të mërkurën, në mënyrë që ta presin sa më të përgatitur sfidën me Irlandën.
Ndeshja Kosovë-Irlandë do të luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të nisë në orën 20:45.//
Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…
Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…
Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…
Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…
Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…
Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...