Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka treguar sërish vlerësim për arbitrët nga Kosova, duke u besuar atyre drejtimin e dy sfidave të vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
None found
Arbitrit me distinktiv ndërkombëtar, Mervan Bejtullahu, i është ngarkuar ndeshja midis Ilves dhe Stjarnan, e cila do të luhet më 30 korrik në stadiumin Tammelan të Tampere-s, me start në orën 18:00.
Në këtë takim, ai do të ketë mbështetjen e bashkatdhetarëve Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni si ndihmës, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt e mbulon Alban Shala.
Po në të njëjtin raund, një tjetër përfaqësues i Kosovës, Genc Nuza, është caktuar të ndajë drejtësinë në përballjen e KAA Gent Arena në Ghent. Ky duel, ku vendasit e Gent do të presin skuadrën e LNZ Cherkasy, nis më 30 korrik në orën 20:30.
Nuza do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, teksa si arbitër rezervë është emëruar Erdall Zasella.
Sipas vlerësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, këto vendime konfirmojnë besimin e palëkundur të UEFA-s në integritetin, formimin dhe nivelin e lartë të gjyqtarëve tanë në skenën ndërkombëtare.
Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…