Me gjashtë lojtarë tashmë jashtë fushave shkaku i lëndimit, lojtarët e Barcelonës duhet të jenë shumë të kujdesshëm në duelin ndaj Mallorcës.
Barcelona do të përballet sot (e premte) me Mallorcën në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.
None found
Në mesin e atyre që rrezikojnë seriozisht suspendimin për duelin ndaj Atleticos janë Robert Lewandowski, Andreas Christensen, Joao Cancelo dhe Oriol Romeu.
Që të gjithë këta lojtarë kanë secili nga katër kartonë të verdhë këtë sezon në La Liga, dhe në rast se ndëshkohen ndaj Mallorcës do të akumulonin pesë të tillë dhe kësisoji do të pezulloheshin për derbin e javës së ardhshme.
Sidoqoftë, një lajm i mirë për tifozët e Barçës është se në sfidën më Atletico Madridin do të mund të llogarisin në shërbimet e Ronald Araujos.
Araujo tashmë ka akumuluar pesë kartonë të verdhë dhe nuk do të paraqitet sot ndaj Mallorcës, por do të jetë i gatshëm për duelin e 17 marsit ndaj madrilenëve.
Në rast fitoreje sonte, Barcelona do të shkonte në kuotën e 61 pikëve duke zbutur kështu diferencën me Real Madridin në vetëm katër pikë, mirëpo madrilenët të dielën do të luajnë ndeshjen e tyre me Celta Vigon. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…