Kastriot Imeri e ka hapur në mënyrë mbresëlënëse sezonin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran.
None found
Mesfushori kosovar dha një kontribut të rëndësishëm në triumfin 4-2 të BSC Young Boys kundër FC Sion, duke përgatitur dy prej golave të skuadrës nga Berna.
Hyrja e Imerit në fushë erdhi në minutën e 25-të. Ai zuri vendin e Alan Virginiusit, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një lëndimi, ndërsa ndikimi i 26-vjeçarit u ndie menjëherë.
Në minutën e 40-të, Imeri krijoi golin e epërsisë 2-0, të realizuar nga Alvyn Sanches. Mesfushori u shfaq sërish në rolin e asistuesit në minutën e 66-të, kur Samuel Essende shënoi për rezultatin 3-2.
Kjo paraqitje shënoi një rikthim të spikatur për Imerin te Young Boys, pas sezonit të kaluar që e kaloi në huazim te FC Thun.
Gjatë edicionit me Thunin, ai zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, fitoi titullin e kampionit dhe kontribuoi në rikthimin e ekipit në elitën e futbollit zviceran.
Tashmë i rikthyer te Young Boys me synime të reja, Imeri tregoi që në paraqitjen e parë sezonale se mund të marrë një rol kryesor në skuadër gjatë garave të reja.
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…