Union Berlini ka bërë zyrtarizimin e transferimit të mesfushorit me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri, nga Young Boys.
Te skuadra e Bundesligës, Imeri do të punojë sërish me trajnerin Mauro Lustrinelli. Të dy ishin pjesë e Thunit, me të cilin fituan titullin e parë në historinë e klubit në Superligën Zvicerane gjatë sezonit 2025/26, kur futbollisti ishte i huazuar.
None found
Transferimi u bë publik përmes kanaleve zyrtare të Union Berlinit në rrjetet sociale.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e lojtarit të kombëtares zvicerane, Kastriot Imeri. Mauro e njeh dhe i beson atij, dhe ne e duam tashmë. Mirë se vini në klub, Kastriot”, shkroi klubi gjerman në njoftimin e tij.
Mesfushori, i cili numëron një paraqitje me Zvicrën, regjistroi gjashtë gola dhe tetë asistime në 30 takime të kampionatit zviceran sezonin e kaluar.
Debutimi i tij me ekipin nga kryeqyteti gjerman mund të vijë të shtunën, në përballjen ndaj Bayer Leverkusen, e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës.
Union Berlini ka paguar 2.5 milionë euro për kartonin e Imerit.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…