Categories: sport

Karoglan flet para ndeshjes me Skënderbeun: Gjendja psikologjike e dobët, 4-5 lojtarë jashtë për dëmtime – ja si do t’i zgjidhë golat e pësuar

Partizani luan nesër në orën 13:30 kundër Skënderbeut në stadiumin “Vora”, në takimin e javës së tetë të Abissnet Superiore. Trajneri i të kuqve, Mislav Karoglan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve një ditë para kësaj sfide.

Si paraqitet ekipi nga ana psikologjike dhe fizike pas disfatës me Vorën?

Të lidhura

None found

Është e qartë se pas një humbjeje të tillë atmosfera nuk është më e mira, por unë kam zgjedhur të përqendrohem tek elementët pozitivë që shfaqëm në atë takim. Rezultati nuk pasqyron ecurinë e lojës, pasi na goditën katër herë dhe pësuam katër gola.

Këtë javë jemi munduar të rregullojmë disa aspekte dhe skuadra është përgjigjur shumë mirë gjatë stërvitjeve. Mund të them se futbollistët kanë zhvilluar një javë të shkëlqyer në përgatitje.

Në aspektin fizik, nuk patëm shumë hapësirë për të punuar thellësisht, sepse kishim pak ditë në dispozicion dhe disa lojtarë janë të dëmtuar. Megjithatë, kemi punuar intensivisht dhe jam optimist se do të reagojmë siç duhet nesër.

Cili është synimi i Partizanit përballë Skënderbeut?

Dua të marrim tri pikët. Ky objektiv nuk ndryshon, duke pasur parasysh nivelin dhe emrin e klubit. E kam konceptuar ndeshjen për fitore, sepse nuk jam tip trajneri që mendon vetëm si të mbrohet ekipi.

Partizani, për më tepër, nuk ka mentalitet mbrojtës. Këtë e dëshmuam edhe në 45 minutat e para ndaj Vorës, ku dominuam zotërimin e topit. Nuk më intereson ta shohë skuadra renditjen ku gjendet. Të vijojmë punën dhe besoj se fati do të na kthehet në anën tonë.

Shumë gola të pësuar në javët e fundit?

Është e vërtetë që kemi marrë shumë gola, por faza mbrojtëse nis nga sulmuesit dhe jam përqendruar që ekipi të mbrohet si një bllok i vetëm. Në ndeshjen e fundit u penalizuam nga episode, si goli i Karricës nga 40 metra dhe më pas një penallti.

Megjithatë, pajtohem me ju se në vijim duhet të punojmë për të shmangur kaq shumë gola të pësuar, pasi numri është padyshim i lartë.

Sa është maksimumi që mund të arrijë Partizani me këtë grup lojtarësh?

Unë do të nxjerr më të mirën e mundshme në këtë klub. Për momentin kemi 4-5 futbollistë me cilësi të mirë që janë jashtë për shkak dëmtimesh. Kur ta kemi ekipin e plotë dhe të gjithë lojtarët të angazhuar në procesin stërvitor, atëherë do të mund t’ju jap një përgjigje më të saktë për këtë pyetje.

të fundit

Dorëheqja e Hamzës vë PDK-në përpara dilemës: Riorganizim i thellë apo përçarje e re?

Të mërkurën, kryetari Bedri Hamza ka njoftuar kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…

8 minutes ago

Katër gola e tri asiste, Albion Kurtaj shkëlqen në Ligën e Parë: Synojmë rikthimin e Lirisë në vendin që i takon

Liria e Prizrenit po bën të pamundurën për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës, kështu ka deklaruar lojtari më në…

15 minutes ago

Daut Haradinaj fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë të dielën

Daut Haradinaj, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar që të dielën të marrin pjesë në…

20 minutes ago

Egnatia la pas një fitore të mundshme, Sota: Duhej të ishim më të kujdesshëm në mbrojtje

Eljon SotaEgnatia mori një tjetër rezultat historik në grupet e Conference League, barazimi 1 – 1 kundër Aarhus në Danimarkë…

21 minutes ago

Bluzat e bardha në mbështetje të protestave studentore, mjeku: Rinia duhet të marrë fatet e vendit në dorë, politika e vjetër të hapë rrugë

Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…

26 minutes ago

Luis Enrique synon Nico Williams për të përforcuar PSG-në në janar

Nico Williams, sulmuesi anësor 24-vjeçar, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas lajmeve të fundit nga Athletic Bilbao, pasi ai…

27 minutes ago