Tri disfatat radhazi në krye të Partizanit u pasuan nga suksesi i parë për Mislav Karoglan. Trajneri kroat arriti një fitore jo pak befasuese ndaj Teutës në Durrës, ndërsa pas përfundimit të takimit ndau me mediat vlerësimet për lojën dhe vështirësitë që po kalon skuadra.
Duke folur për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, Karoglan shpjegoi se prej 3 javësh nuk del nga zyra e tij. Ai tregoi se fillimisht kishte zgjedhur një model tjetër loje, por dy ndeshje i mjaftuan për të kuptuar se ajo mënyrë nuk po funksiononte. Përshtatjen e nisi pas përballjes me Elbasanin.
None found
Për takimin me Teutën, sipas teknikut, skuadra kishte përgatitur një plan të qartë, të cilin futbollistët e zbatuan shumë mirë në fushë. Ai nënvizoi gjithashtu se analiza e kundërshtarit është pjesë e vazhdueshme e punës së tyre.
Në vlerësimin e Karoglan, Partizani u paraqit shumë mirë për 70-75 minuta, krijoi mjaft mundësi shënimi dhe e nisi sfidën duke ushtruar presing. Megjithatë, trajneri kërkoi më shumë kontroll të topit gjatë pjesës së dytë.
Sa u përket minutave përmbyllëse, kroati tha se skuadra la përshtypjen se u përfshi nga njëfarë frike. Ai e lidhi këtë me ngarkesën psikologjike që sjell pozicioni i fundit në renditje, duke pranuar se ekipi vuajti shumë dhe se përballja ishte tepër e vështirë.
Karoglan theksoi se puna mbetet në një proces që do të ketë vështirësi, por shprehu bindjen se lojtarët po e ndjekin. Sipas tij, Superiorja është një kampionat shumë i hapur, ku çdo skuadër mund të mposhtë cilëndo tjetër. Pavarësisht fitores, ai sqaroi se nuk ka arsye për festë, për sa kohë Partizani vazhdon të jetë në vendin e fundit.
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…
Gjiganti amerikan i softuerëve dhe kompjuterizimit në cloud, Oracle, paraqiti të hënën planet për të mbledhur 20 miliardë dollarë përmes…
Psikologët kanë ngritur shqetësime lidhur me chatbot-et e parregulluara të inteligjencës artificiale (IA), të cilat u ofrojnë informacione “të pakualifikuara…
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton e kishte trajtuar…
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…