Karim Benzema pritet të rikthehet përsëri në futbollin evropian, mes raportimeve që po e lidhin atë me një kalim tek njëra prej Chelsea, Manchester United dhe Arsenal.
Benzema i dha fund aventurës 14-vjeçare me Real Madridin gjatë verës, për t’iu bashkuar kampionit të Arabisë Saudite, Al-Ittihad.
Fituesi i Topit të Artë në 2022, kapiten i klubit arab, ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat deri më tani.
Sidoqoftë, ai me shumë gjasë do t’i bashkohet Jordan Hendersonit si lojtari i radhës i ardhur nga Evropa, që po largohet nga Liga Saudite.
Ai është bërë një opsion real për disa klube të Ligës Premier, të cilat dëshpërimisht janë në kërkim të një sulmuesi.
Mirëpo, raportimet e fundit thonë se interesim konkret për Benzeman ka shfaqur ekipi i Lyonit, të cilët janë gati të bëjnë të pamundurën për ta rikthyer francezin tek ekipi që i mori hapat e parë.
Benzema i cili doli nga akademia e këtij ekipi dhe kur u promovua në ekipin e parë, ai shënoi 66 gola në 148 ndeshje.
Për Lyon një marrëveshje momentalisht është mjaft problematike, kryesisht për shkak të pagës së lartë të Benzemas, andaj në rast se lojtari dëshiron që ta bëjë realitet këtë transferim, duhet të pranojë një ulje masive të të ardhurave. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…
Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi nga Kuvendi se ministrat dhe zyrtarët e korruptuar po mbahen në detyrë, ndërkohë…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi sot se Izraeli do të godasë Iranin me një forcë të paprecedentë, nëse Teherani ndërmerr…
Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, kjo pas përsëritjes së gjuhës denigruese që banori…
Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik…