Mbrëmjen e djeshme është luajtur sfida e vlefshme për grupin 2 të Nations League mes Greqisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit.
Golat e kombëtares greke kanë ardhur në minutën e 71-të nga Giakoumakis dhe në minutën e 98-të nga Mantalos.
None found
Rezultati i ndeshjes nuk ishte ai që tërhoqi shumë vëmendje, por ishin trazirat e krijuara nga tifozeria vendase. Gjithçka nisi kur himni i kombëtares së Kosovës filloi, ku tifozët e Greqisë filluan të fërshëllenin.
Provokimi vazhdon duke shpalosur një pankartë të madhe, ku shfaqet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. Situata filloi të përshkallëzohej kur tifozët grekë kanë goditur me gurë dhe sende të fortë në drejtim të tifozerisë së Kosovës.
Për të mos u mjaftuar me kaq, tifozët e kombëtares së Greqisë filluan të hidhnin flakadanë në drejtim të tifozëve të pranishëm për të mbështetur kombëtaren e Kosovës. Situata u bë shumë e nxehtë dhe loja u ndërpre nga gjyqtari kryesor. Disa lojtarë të kombëtares së Kosovës kanë shkuar te arbitri kryesor duke kërkuar me patjetër që ndeshja të ndërpritej pasi situata kishte përshkallëzuar.
I pari që reagoi ishte sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi, i cili shkoi tek arbitri duke i thënë “ Duhet ta ndalojmë këtë m*t ndeshjeje”.
Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
“Nuk e besoj se ka qenë problem situata e flakadanëve. Në fushë jemi profesionist. Ato janë të rrezikshëm në momentin që prekin në trupin e ndonjërit.
Trajneri i tyre më shau kur unë protestova te gjyqtarët. I thashë se një trajner nuk duhet të ofendojë një futbollist, por le të mbetet në ndërgjejen e tyre”, tha lojtari i Napolit.
Lajmi i mirë është se askush nga tifozeria e Dardanëve nuk u lëndua. Këtë gjë e ka konfirmuar një anëtar i Dardanëve duke thënë se askush prej tyre nuk ishte lënduar./ h.ll/albeu.com
Partia Demokratike ka mbledhur këtë të enjte pasdite Këshillin Kombëtar ndërsa gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të përgatiten për një fazë të re të…
Një 48-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar djalin e tij të mitur, pasi paraprakisht kishte…
Departamenti amerikan i Shtetit ka përditësuar më 25 gusht këshillën për udhëtime në Kosovë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të…
Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe një pjesë e madhe e tyre zgjedhin të lëvizin me…
Ratko Mladiç, ish-komandanti i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnjë i njohur si “Kasapi i Bosnjës” ka…