Categories: sport

Kane shmang krahasimin me Haalandin dhe e quan “makinë” para Angli-Norvegji

Harry Kane nuk pranoi të vendosë veten përballë Erling Haalandit në prag të çerekfinales së shumëpritur të Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, duke nënvizuar se bëhet fjalë për dy sulmues me tipare krejt të ndryshme.

Të lidhura

None found

Kapiteni i Anglisë foli me superlativa për bomberin norvegjez, të cilin e konsideroi një nga lojtarët më të mirë në botë, por theksoi se një krahasim mes tyre nuk ka shumë kuptim.

“Është e pamundur për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Para së gjithash, mendoj se jemi lojtarë krejtësisht të ndryshëm. E di që të dy konsiderohemi sulmues, por, për të qenë plotësisht i sinqertë, është sikur luajmë në dy pozicione të ndryshme”.

Më tej, Kane vuri në pah cilësitë e jashtëzakonshme të Haalandit, sidomos fuqinë fizike dhe instinktin para portës.

“Erling ka qenë i jashtëzakonshëm, rekordi i tij i golave është fantastik. Fizikisht është një makinë, është një bishë. Finalizimi i tij është në nivelin më të lartë dhe statistikat e golave flasin vetë”.

Sulmuesi anglez shpjegoi gjithashtu se mënyra si ai interpreton lojën ndryshon ndjeshëm nga ajo e sulmuesit të Norvegjisë.

“Unë e shoh veten si një lojtar tjetër, edhe pse shënoj të njëjtat gola. Më pëlqen ta prek topin pak më shumë, të përfshihem më shumë në ndërtimin e lojës, por gjithashtu mund të luaj si një numër nëntë klasik. Nuk mendoj se duhet ta krahasojmë veten me njëri-tjetrin”.

Në përfundim, Kane shprehu vlerësim të madh për Haalandin si futbollist dhe profesionist, edhe pse pranoi se dëshira e tij është që norvegjezi të mos jetë në ditën e tij më të mirë në këtë sfidë.

“Kam shumë respekt për të si lojtar dhe si profesionist. Natyrisht, shpresoj që nesër të ketë një ditë të qetë. Paraqitjet e tij gjatë viteve të fundit flasin vetë. Ai është një lojtar fantastik”.

Përtej peshës që ka kjo ndeshje, përballja mes Kane dhe Haaland pritet të ndikojë edhe në garën për Këpucën e Artë të Kupës së Botës 2026. Aktualisht, norvegjezi mban vendin e parë në renditjen e golashënuesve me shtatë gola, ndërsa anglezi e ndjek menjëherë pas me gjashtë realizime.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago