sport

Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO)

Autoritetet nigeriane, kanë njoftuar se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Ogun-Lagos, duke shkaktuar dy viktima, teksa edhe vetë pësoi lëndime.

Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.

Të lidhura

None found

Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident.

Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident.

Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane “The Punch” se dy automjete ishin të përfshira në aksident.

“Joshua ishte në një SUV, i ulur pas shoferit, me një person tjetër pranë tij”, i tha ai gazetës. “Kishte gjithsej katër persona në automjetin në të cilin ndodhej boksieri”.

Sipas mediave lokale, boksieri ishte në pjesën e pasme të SUV-it kur u përplas me një kamion të parkuar.

 

të fundit

Briajan Gjyla i impresionuar nga niveli i Superiores: Dinamo luan bukur dhe është pretendente për titullin

Briajan Gjyla “Hera e parë që luaj në Shqipëri [...]Read More...

11 minutes ago

Raphinha feston si “Spider-Man”, sinjal për Julián Álvarezin?

Raphinha ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Elches, duke shënuar golin e parë të sezonit për katalanasit. Sulmuesi…

12 minutes ago

Horoskopi 24 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita është e mirë për korrigjimin e planeve dhe plotësimin e tyre. Hiqni dorë nga shpresat e paarsyeshme dhe…

16 minutes ago

Vora nis kampionatin me surprizë, Arjan Bellai: Mund ta kishim mbyllur 2-0 ndaj Dinamos

Arjan BellaiVora ka dalë jashtë parashikimeve që në javën e parë të kampionatit, teksa fituan 1 – 0 ndaj Dinamos…

18 minutes ago

Diabate shkëlqen në fitoren e Egnatias: Ndihem shumë mirë, më duhet ende kohë për t’u përshtatur

Ibrahim DiabateIshte më i mirë sot në fushë në sfidën që Egnatia fitoi përballë Tiranës me rezultatin 3-0 [...]Read More...

18 minutes ago

Egnatia nis me fitore të pastër ndaj Tiranës, Nevil Dede: Dua të ruaj energjitë për sfidën në Norvegji

Nevil DedeEgnatia mposhti Tiranën në ndeshjen e vlefshme në kuadër të javës së parë të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

24 minutes ago