Categories: sport

Kalon dëmtimin, Kroos: I lumtur që jam rikthyer, gati për Sheriffin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘Goal’, ku foli për shërimin nga lëndimi i fundit.

Gjermani është duke vazhduar me stërvitjet dhe është pranë shërimit, ku u lëndua para tetë javëve, derisa këtë sezon ende nuk ka luajtur në fanellën e gjigantit spanjoll.

Të lidhura

None found

Sapo ke kryer stërvitjet. Si ndjehesh?

“Jam i lumtur sepse isha në gjendje të bëjë stërvitjen e tretë pa ndjerë dhimbje që kam ndjerë në gjashtë apo shtatë muajt e fundit, pra është ndjenjë e mirë.

Nuk kam luajtur në tre muaj, ndeshja e fundit ishte me 29 qershor në Kampionatin Evropian, pra më duhet të marr ritmin. Por, gjëja më e rëndësishme është që nuk më shqetëson. Nga tani ne do nisim të flasim për ndeshjet, se si do shkojnë. Duhet të arrijmë atë pikën ku dua të jem”.

A do jesh gati për ndeshjen ndaj Sheriff?

“Ndihem i përgatitur dhe mendoj që do ftohem. Nga aty do shohim cila është më e mira. Nesër do flas me Ancelottin dhe nëse e konsideron të rrezikshme dhe preferon të pret, unë do e dëgjoj dhe do ta analizojmë”.

A u konsiderua operimi?

Jo. Kemi punuar për të gjetur mënyrën e duhur. Nuk ishte opsion operimi apo ndonjë gjë e tillë, nuk kam menduar sepse gjithmonë e preferoj të bëjë shërimin e vazhdueshëm, që më ka ndihmuar mua. Është e gjatë, por e vërtetë që kam luajtur gjashtë muaj me dhimbje, ose pa dhimbje, por më barna mes ndeshjeve. Ata e dinin se do të zgjaste”.

A ka ndikuar në anën psikike? Hazard për shembull tha se ka provuar të jetë pozitiv dhe shijoi kohën me familje

“Jam futbollist dhe dua të luaj, është vështirë kur jam i lënduar. Në dorën tjetër, sheh gjëra pozitive. Në këtë çështje, disa udhëtime, më shumë kohë për familje, mirëpo jam futbollist dhe nëse nuk më pëlqen do pensionohesha”.

“Jam lënduar keq, duhet të pyesësh. Nuk jam i lumtur dhe gjithmonë jap gjithçka që të rikthehem më shpejtë. Këtë herë gjithashtu, por me më shumë paqe në mendje sepse ishte lëndim tjetër. Ti gjithmonë dëshiron të rikthehesh, nuk dëshiron të presësh. Kanë kaluar tetë javë dhe gjatë kohës mundohesh të shohësh gjëra pozitive, siç është të qëndrosh me familjen”.

A e ke parë ndeshjen ndaj Villarrealit (0-0)?

“Shkova në stadium si gjithmonë, kur luaj (qesh) dhe nuk luaj. Nëse luan tre apo katër ditë është normale që të mos fitosh gjithmonë, edhe nëse ia del shumë mirë”.

“Gjëja e rëndësishme është që ndeshjet nuk janë perfekt nëse nuk humbim. Opinioni është gjithmonë më i vështirë nga jashtë, më pëlqen të jem brenda, mund të flasësh më mirë, e di çfarë është punuar dhe çka jo. Është e njëjta ndeshje, por në të njëjtën kohë, gjëra të tjera”, deklaroi ai.

Real Madrid këtë të martë do përballet ndaj Sheriff në Ligën e Kampionëve.

të fundit

Mbi 150 emigrantë shpëtohen nga varka në flakë në Kanalin Anglez

Më shumë se 150 emigrantë janë shpëtuar pasi një varkë u përfshi nga zjarri në Kanalin Anglez, ndërsa po përpiqej…

6 minutes ago

Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, njofton "Top…

7 minutes ago

Chelsea beson se shitjet e lojtarëve do t’i sjellin mbi 350 milionë euro gjatë verës

Klubi londinez, Chelsea ka në plan një s’pastrim masiv të skuadrës për të mbledhur fonde të konsiderueshme pas shpenzimeve të…

12 minutes ago

Ministri Muja: Analizat konstatuan vaj palme në produktet e qumështores “Vita

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka thënë se nga rezultatet laboratorike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe…

14 minutes ago

Gjashtë vendet që vazhdojnë të përkrahin Gianni Infantinon për një mandat të ri në krye të FIFA-s

Mbështetja për Gianni Infantinon, i cili po përballet me kritika të shumta, po zvogëlohet nga dita në ditë, por një…

18 minutes ago

MPJ e Malit të Zi: Vendimet komunale për “çnjohjen” e Kosovës nuk kanë efekt juridik

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi që drejtohet nga Emrin Ibrahimovci kanë thënë se vendimet e disa…

24 minutes ago