sport

Ka shpresë për Michael Schumacher/ Vjen gjesti i parë publik nga legjenda e Formula 1, 12 vite pas aksidentit tragjik

Piloti legjendarë i Formulës 1, gjermani Michael Schumacher, pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë pushimeve të tij duke skijuar në një resort në Francë më 29 dhjetor të vitit 2013-të.

Pas këtij aksidenti, ai qëndroi në koma të induktuar për disa muaj dhe që nga momenti që filloi trajtimi mjekësore menjë procedurë të rrallë super sekrete, familja këmbënguli për privatësi të rreptë.

Të lidhura

None found

Informacione rreth familjes së tij dhe zërave që dalin nga shtëpia ku ai qëndron i izoluar, shfaqen herë pas here pa patur një konfirmim zyrtarë.

Këtë herë Stéphane Lhermitt, një gazetar i gazetës së respektuar franceze “Lequipe”, zbuloi se Michael Schumacher, me ndihmën e gruas së tij Corina, nënshkroi një helmetë për një veprim humanitar, i cili është veprimi i tij i parë publik që nga aksidenti.

Lhermit theksoi se kjo është një shenjë e mirë, por se edhe këtë herë asgjë nuk është konfirmuar dhe se Michael ndoshta ende nuk është në gjendje të flasë.

Kohët e fundit, Felix Goerner, një gazetar nga Gjermania që ndoqi të gjithë çështjen e 7-të herë kampionit të Formula 1, foli edhe për Michael Schumacher. Ai i solli publikut lajme të këqija.

“Ai nuk mund t’i shprehë më mendimet e tij me gojë. Është një gjendje shumë e trishtueshme”, tha Gorner. Pastaj tha diçka që askush nuk donte ta dëgjonte. “Ai ishte një hero i pathyeshëm, dhe tani të gjithë po mbajmë shpresën. Por ai thjesht nuk është mirë dhe ndoshta nuk do ta shohim më kurrë ”.

të fundit

Operacioni i SPAK dhe policisë me 20 masa sigurie/ Arrestohet Orest Sota, në kërkim Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupi

Këtë të premte, SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar,…

7 minutes ago

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Këtë të premte, me anë të një reagimi në "Facebook", Presidenti Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës…

22 minutes ago

BOTËRORI 2026/ Nga Shakira te tifozët e zjarrtë, ceremoni madhështore në zemër të Meksikës (VIDEO)

Kupa e Botës 2026, ka hapur siparin në Meksiko Siti, me një ceremoni madhështore hapjeje, të mbushur me ngjyra, kulturë…

1 hour ago

SPAK dhe Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave, ekzekutohen disa masa sigurie

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e masave të…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Administrata bashkohuni me popullin, të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës!

Në protestën madhështore të ditës së djeshme një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin që do të…

2 hours ago