Hansi Flick e konsideron Lamine Yamalin një talent me potencial të jashtëzakonshëm, por trajneri i Barcelonës beson se sulmuesi ende nuk ka arritur formën e tij maksimale. Pavarësisht kësaj, ai mbeti i kënaqur nga paraqitja e lojtarit në fitoren 6-1 ndaj Alavesit, ku Yamal u aktivizua pas pushimit.
Yamali shënoi dy herë pasi hyri në fushë nga stoli, duke kontribuar në suksesin bindës të Barcelonës në “Camp Nou” dhe në rikthimin e skuadrës në krye të La Ligës.
None found
Flick tregoi se kishte komunikuar me talentin gjatë intervalit të ndeshjes, me synimin për ta ndihmuar të rifitonte besimin, sidomos në përballjet individuale me kundërshtarët.
“Kur shënon dy gola, është më e lehtë të futesh nga banka rezervë. Kam biseduar me të në pushim të pjesëve. Ai duhet ta rikthejë vetëbesimin, veçanërisht në situatat një kundër një. Është e rëndësishme që të pushojë. Ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë”, deklaroi Flick.
Tekniku gjerman nënvizoi se menaxhimi i minutave dhe ngarkesës së Yamalit është i rëndësishëm, pasi pushimi duhet ta ndihmojë lojtarin të afrohet gradualisht me nivelin e tij më të lartë.
Flick vlerësoi gjithashtu kontributin e Fermín Lópezit dhe Raphinhas, duke veçuar aftësitë e tyre në repartin ofensiv.
“Niveli i tij është fantastik, sikurse edhe i Fermínit dhe Raphinhas. Kjo është ajo që dëshiroja të shihja pas humbjeve. Reagimi ynë ka qenë i mirë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…