Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ka fituar vëmendjen e disa klubeve të njopura në Evropë, ku së fundmi në mesin e tyre është edhe Monaco.
22-vjeçari mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës dhe ai vetë është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë, sipas BBC.
Sulmuesi shqiptar ishte huazuar te Fulhami, por ky huazim nuk ka qenë i suksesshëm, ku klubi londinez madje u detyrua të paguajë 5 milionë euro dëmshpërblim, pasi nuk e inkuadroi Brojën në fushë sipas marrëveshjes që kishin.
Tani gara ka filluar dhe Broja mund të përfundojë te Milani, Wolverhamptoni apo Monaco, që po garojnë për të siguruar shërbimet e tij.
Monaco po e sheh Brojën si zëvendësues të Wissam Ben Yedderit, i cili në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i klubit nga principata.
Blutë e Londrës në janar kërkonin rreth 60 milionë euro për sulmuesin shqiptar, por kjo shumë e parave mund të zbresë për gjysmë në këtë afat kalimtar veror, pasi Broja në edicionin që e lamë kishte dy gola të shënuar e një asistim në 27 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe…
Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH, duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi…
Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP…
Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë…
Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin…
Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj…