Drejtuesit e Juventusit po punojnë në tregun e transferimeve, ku Bianconerët duan të kompletojnë ekipin dhe t’i sigurojnë Thiago Mottës një ekip konkurrues në çdo repart.
Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli, po punon për shitjen e Matia Soule dhe distanca me Romën tashmë është minimale, ku marrëveshja pritet të mbyllet shpejtë.
None found
Tani sytë janë nga Portugalia, më saktë te Porto. Galeno është emra që po flitet tash e një kohë të gjatë.
Ai ka një profil që pëlqehet nga Thiago Motta, pasi është i fortë në situatat një me një dhe ka një pasaportë portugeze. Pavarësisht admiruesve të tij në Ligën Premier, ai iu ka kërkuar menaxherëve të tij që të favorizonin Juventusin si destinacion. Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe Porto nën drejtimin e presidentit të ri, Andres Villas Boas, dëshiron ta shesë.
Nëse largohet Federico Chiesa, Juventusi ka gati edhe një zëvendësues tjetër të mundshëm, pikërisht nga Porto.
Paqja mes Jadon Sanchos dhe Ten Hag është arritur dhe kjo ka ngadalësuar negociatat me Manchester United dhe Juventusit. Bianconerët mund të bëjnë pazar sërish në Portugali.
Francisco Conceicao, djali i vogël Sergios (babai i tij luante në Serinë A me Interin dhe Lazion) u shfaq edhe gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani dhe ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh, e cila është rritur vetëm pak ditë më parë. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…