Marco Carnesecchi është objektivi kryesor i Juventusit për portën në merkaton e verës së ardhshme, por një transferim i tillë do të kushtëzohet nga kualifikimi i bardhezinjve në Ligën e Kampionëve dhe kostoja e lartë e operacionit.
None found
Sipas “Tuttosport”, të cituar nga “Calciomercato”, klubi torinez e ka vëzhguar prej një kohe të gjatë portierin 26-vjeçar të Atalantas. Cristiano Giuntoli nuk do ta përjashtonte mundësinë e një oferte rreth 50 milionë euro gjatë kësaj vere, ndonëse asnjë skuadër nuk ishte e gatshme të shpenzonte një shumë të tillë.
Situata e krijuar me Kamil Grabarën, i cili ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL), e ka detyruar drejtorin sportiv Frederic Massara të kërkojë alternativa në tregun e portierëve pa kontratë. Megjithatë, plani i Juventusit është që në korrik të bëjë një investim më të madh për këtë pozicion.
Gjatë merkatos së fundit, Juventusi u përpoq të gjente një portier të sigurt, por fondet në dispozicion ishin të kufizuara. Kërkesat e Aston Villas për Emiliano Martinezin u konsideruan të papërballueshme, ndaj fillimisht u zgjodh Guglielmo Vicario, i huazuar nga Tottenhami me opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh, dhe më pas Kamil Grabara.
Të dyja afrimet u panë si zgjidhje të përkohshme. Ndërkohë, kontrata e Carnesecchit me Atalantan është e vlefshme deri në verën e vitit 2028 dhe negociatat për rinovimin e saj nuk kanë shënuar deri tani ndonjë përparim të rëndësishëm. Kjo mund t’i nxisë klubet e interesuara të tentojnë një marrëveshje me një çmim më të ulët me familjen Percassi, që drejton Atalantan.
Juventusi nuk është i vetmi klub që po e ndjek me vëmendje të ardhmen e portierit italian. Interi, skuadër që Carnesecchi e ka mbështetur që nga fëmijëria, do të analizojë paraqitjet e Josep Martinez dhe Ivan Provedel gjatë këtij sezoni përpara se të vendosë.
Gjithashtu, në garën për shërbimet e portierit të Atalantas mund të hyjnë edhe klube të Ligës Premier, të cilat e kanë monitoruar po ashtu situatën e tij.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…