Skuadra e Juventusit ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet e saj për debutimin në Kampionat Botëror për Klube, por edhe për një vizitë të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Pamjet nga takimi, ku Trump shihet teksa flet për çështje të ndjeshme si lufta në Iran, me lojtarët e Juventusit të rreshtuar pas tij, janë bërë virale në rrjet.
Bianconerët ndodhen në SHBA për ndeshjen e parë të grupit në këtë turne, që do ta luajnë kundër Al-Ain në Washington mes natës së 18 dhe 19 qershorit.
Në takim morën pjesë edhe figura të njohura si trajneri Igor Tudor, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, drejtori i Exor, John Elkann, si dhe zyrtarë të lartë të Juventusit si Maurizio Scanavino, Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli, drejtori i përgjithshëm i sapoardhur në klub.
Trump filloi fjalën e tij duke prezantuar Elkannin: “Mendoj se të gjithë e njihni, është një njeri që ka bërë një punë të jashtëzakonshme në industrinë e automobilave”.
Ai më pas iu drejtua Infantinos për ndeshjen ndaj Al-Ain: “Stadiumi është shitur plotësisht, apo jo?”.
Ish-presidenti gjithashtu shtrëngoi duart me futbollistët amerikanë të Juventusit, Weston McKennie dhe Timothy Weah, dhe e pyeti sërish Elkannin:“Kundër kujt po luani? Oh, ata shpenzojnë shumë para, apo jo?”.
Përgjigja e Elkann ishte e shkurtër dhe e qartë: “Po, këtu janë ekipet më të mira në botë”.
Në një tjetër moment që mori shumë vëmendje, Trump u ndal edhe te trajnerët dhe lojtarët duke ju treguar gjëra për emigracionin.
Sekretariati i Etikës, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.…
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…
Mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), në Kosovë është regjistruar një tërmet…
Në një lidhje live për emisionin “Mega Sport”, Klisman Cake po kalon një moment të artë te skuadra e Shkëndijës,…
Revista Forbes, ka publikuar listën e saj të 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025, duke nxjerrë…