Bordi i Drejtorëve të Juventusit ka miratuar pasqyrat financiare për gjashtëmujorin që përfundoi më 31 dhjetor 2025.
Klubi italian i mbyll këtë periudhë me një humbje prej 2.5 milionë eurosh një kthesë e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur Juventusi kishte regjistruar një fitim prej 16.9 milionë eurosh. Diferenca midis dy periudhave arrin kështu në gati 20 milionë euro.
None found
Arsyet janë të qarta. Të ardhurat nga shitjet e lojtarëve kanë rënë me 25 milionë euro, ndërsa të drejtat televizive dhe të ardhurat nga ndeshjet kanë shënuar gjithashtu ulje kryesisht sepse Juventusi ka luajtur dy ndeshje më pak në shtëpi në Serie A krahasuar me sezonin e kaluar. Një goditje shtesë ka ardhur edhe nga shkarimi i trajnerit dhe stafit teknik në tetor 2025, shpenzim i jashtëzakonshëm që ka rënduar buxhetin.
Nga ana pozitive, sponsorizimet kanë shënuar rritje të konsiderueshme plus 15 milionë euro falë marrëveshjeve të reja me Stellantis dhe Detroit Metro. Edhe kostot operative janë ulur me 18 milionë euro, si rezultat i politikave të kursimit të zbatuara prej vitesh.
Sa i përket situatës financiare, borxhi neto i klubit arrin në 298.8 milionë euro. Megjithatë, drejtuesit theksojnë se vlera e vërtetë e stadiumit Allianz dhe e lojtarëve në treg është dukshëm më e lartë se ajo e raportuar në librat kontabël një argument që i jep frymë optimiste imazhit financiar të klubit. Juventusi mbetet nën vëzhgim, por me bazë të qëndrueshme për të përballuar periudhën e ardhshme.
Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…
Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…
Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…
Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…