Juventusi iu rikthye fitoreve në kampionat, duke mundur Leccen 2-0 në transfertë. Douglas Luiz ishte vendimtar në një ndeshje ku të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë.
Skuadra e Luciano Spallettit e nisi mirë takimin dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të. Douglas Luiz pasoi për Weston McKennien, i cili, i lirë brenda zonës, goditi me të parën dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së Wladimiro Falcones.
None found
Juventusi vijoi të kërkonte golin tjetër dhe e dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të. Pas një aksioni të bukur, Douglas Luiz mori një pasim të ulët nga Federico Gatti, kontrolloi topin në hyrje të zonës dhe shënoi me një goditje të saktë që preku shtyllën.
Pas pushimit, Lecce bëri disa ndryshime për t’u rikthyer në lojë. Edhe Spalletti kreu zëvendësime për të freskuar skuadrën, por ndërhyrjet e të dy trajnerëve nuk e ndryshuan rezultatin.
Me këto tri pikë, “Zonja e Vjetër” arrin në kuotën e 14 pikëve dhe ngjitet në vendin e gjashtë pas tetë xhirove, tetë pikë larg Interit kryesues.
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…
Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...
Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…
Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…