Fikayo Tomori është rikthyer në listën e dëshirave të Juventusit, rreth 18 muaj pasi përpjekja e parë për ta afruar nuk u realizua, sepse vetë futbollisti nuk pranoi të transferohej në Torino.
None found
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit bardhezi po e shqyrtojnë sërish me serioz emrin e mbrojtësit të Milanit, duke vlerësuar eksperiencën e tij dhe faktin se ai e njeh mirë futbollin italian, një profil që i përshtatet asaj që kërkon trajneri Luciano Spalletti.
Megjithatë, çdo hap i Juventusit në këtë drejtim lidhet me lëvizjet në dalje gjatë verës. Prioriteti i klubit është që fillimisht të ulë numrin e lojtarëve në organikë, përpara se të bëjë afrime të reja.
Në mesin e emrave që mund të largohen është Federico Gatti, i cili ka humbur statusin e titullarit për shkak të konkurrencës me Bremer dhe po kërkon më shumë hapësira në fushë. Situata e tij po ndiqet nga Napoli dhe disa skuadra turke.
Në rast se Gatti largohet, Juventusi pritet të shtyjë më fort përpara bisedimet për Tomorin.
Mbrojtësi anglez është i lidhur me Milanin me kontratë deri në verën e vitit 2027, por afrimi i mbrojtësit Mario Gila mund t’ia ngushtojë vendin në formacionin bazë, gjë që mund ta bëjë këtë herë më të prirur për një kalim në Torino.
Për Milanin, një shitje e Tomorit do të sillte të ardhura të konsiderueshme, ndërsa Juventusi e sheh atë si një mundësi të favorshme në merkato, sapo të krijojë hapësirën e domosdoshme në skuadër.
Që prej transferimit te Milani në vitin 2021, Tomori ka regjistruar 214 paraqitje, ka realizuar shtatë gola dhe ka qenë një nga pikat kryesore të mbrojtjes kuqezi, duke ndihmuar në fitimin e Scudettos në vitin 2022 dhe të Superkupës së Italisë.//
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…