Categories: sport

Juventusi dorëzon listën për Ligën e Evropës, Edon Zhegrova nuk përfshihet

Juventusi ka depozituar në UEFA listën zyrtare të futbollistëve për sezonin 2026/27 të Ligës së Evropës, ku mungon emri i reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës.

Të lidhura

None found

Anësori kosovar nuk është përfshirë në Listën A të klubit italian, çka nënkupton se nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës në fazën e parë të këtij kompeticioni evropian.

Zhegrova nuk ishte aktiv as në sfidën e fundit, në të cilën Juventusi fitoi ndaj Parmës. Klubi e kishte nxjerrë gjithashtu në shitje, por deri tani nuk kishte pasur blerës seriozë.

Mes futbollistëve të përfshirë në listën e Juventusit janë Bremer, Federico Gatti, Manuel Locatelli, Teun Koopmeiners, Kolo Muani, Douglas Luiz, Conceicao, Wenston McKennie dhe Nico Gonzalez, si dhe emra të tjerë.

Lista B e “Zonjës së Vjetër” përfshin Kenan Yildiz, Radu, Owusu, Huli, Durmisi dhe Elimoghale.

Vendimi për të lënë jashtë Zhegrovën vjen pas raportimeve se ai nuk bën më pjesë në planet e Juventusit. Tashmë, kjo situatë është konfirmuar zyrtarisht edhe në listën e dorëzuar për garat e UEFA-s.

Futbollisti kosovar, i cili kaloi te Juventusi nga Lille, ndodhet në një pozitë të paqartë te klubi italian, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni apo hapi i tij i ardhshëm.

të fundit

Jashari welcomes Major General Osborn and awards him the Medal for Selfless Service

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…

3 minutes ago

Alliance calls for investigation into electricity imports: More than €1 billion of citizens’ money spent on power from abroad

Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke…

3 minutes ago

MPB takes part in international operation against investment fraud network

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore…

4 minutes ago

Student protests in Tirana: A group of protesters gathers in Skanderbeg Square after marching to university faculties

Një grup protestuesish janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, pas marshimit që zhvilluan më herët drejt disa fakulteteve në Tiranë. Protestuesit…

4 minutes ago

Ahead of elections, Trump calls Greenland Europe’s greatest gift to the US

Groenlanda u përmend sërish nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si [...] Read More... The post…

4 minutes ago

Suspected online investment fraud network targeted, 7 arrested and over 100 servers seized; SPAK involved in investigation

Shtatë persona janë arrestuar dhe mbi 100 serverë janë sekuestruar në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër një…

4 minutes ago