sport

Juventus shton një tjetër talent në repartin ofensiv

Yildiz, Huijsen, Iling-Junior, Miretti, Fagioli e Caviglia, këto janë vetëm disa nga emrat, që “Bardhezinjtë” e Juventus kanë vendosur të promovojnë në ekipin e parë, duke nisur kështu një “epokë” të re, te rekordmenët e futbollit italian, “epokë”, e cila duket se do të ndikohet jo pak edhe nga zgjedhjet në merkato, që Drejtori Teknik, Crisitano Guintoli do të bëjë te “Zonja e Vjetër”.

Ky i fundit ka vendosur të shtojë një tjetër talent, kësaj radhe të repartit ofensiv, në radhët e Juventus, teksa bëhet fjalë për “fantazistin” malazez, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Buducnost Podgorica, Vasilije Adciz, me 17-vjeçarin, që është i aftë të mbulojë një sërë pozicionesh, si mesfushor qendre, mesfushor i avancuar, apo në krahun e majtë të sulmit.

Të lidhura

None found

Për transferimin e lojtarit, të lindur më 12 maj të vitit 2006, Juventus ka paguar plot 5 milionë euro, duke mundur kështu në “garë”, një tjetër skuadrë italiane, atë të Bologna-s, me Adzic, që konsiderohet, si një ndër talentet më premtues në shtetin fqinj, ku krahasimet kanë qenë jo të pakta as me ish-“yllin” e Fiorentina, Inter, Manchester City e Sevilla, Stevan Jovetic, i cili nisi çdo gjë nga Serie A.

Ndërkaq, përsa i përket statistikave të këtij sezoni, Adzic ka bërë goxha mirë te malazezët, duke llogaritur këtu edhe moshën, teksa në 23 përballjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha kompeticionet ku skuadra ka marrë pjesë ka shënuar plot 6 gola, si dhe ka arritur të asistojë 2 herë për shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al

Tags: JUVENTUS

të fundit

Ajo tha PO! Çifti i njohur shqiptar surprizon ndjekësit me propozimin përrallor në Milos

Një kapitull i ri dhe plot dashuri po nis për dyshen e njohur të rrjeteve sociale, Blerta Celaj dhe Bernard…

5 minutes ago

Martini flet para Vllaznia-Malisheva: Kallaku dhe Pohls drejt largimit, “askënd nuk e mbajmë me detyrim”; ja pse kundërshtari shihet si favorit

Edi MartiniVllaznia dhe Malisheva do të përballen të enjten e 9 korrikut, në ndeshjen e parë të raundit të parë…

6 minutes ago

Emërohen 37 zyrtarë ligjorë në gjykatat e Kosovës, vetëm 4 prej tyre janë burra

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për ankesa, sot janë nënshkruar aktet e…

8 minutes ago

Emmanuel Macron u përpoq t’i puthte dorën Zonjës së Parë të Turqisë, reagimi i saj shkaktoi bujë në rrjetet sociale

Një moment i pazakontë diplomatik midis Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe Zonjës së Parë Turke Emina Erdogan u bë një…

11 minutes ago

Petrocub i befason kampionët e Shqipërisë që në 40 sekondat e para, moldavët kalojnë në epërsi ndaj Egnatias (VIDEO)

Petrocub - Egnatia Petrocub 1-0 Egnatia Champions League: KualifikueseStadiumi: “Zimbru”Arbitër: Sayat Karabayev (kazak)FORMACIONET ZYRTARE: PETROCUB: Avram; Jardan, Bors, Djou, Cucos, Platica, Bogaciuc,…

18 minutes ago

FIFA nuk e heq kartonin e verdhë të Michael Olise, Franca mbetet me shqetësim para sfidës me Marokun

FIFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Franceze të Futbollit për anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të cilin…

18 minutes ago