Paris Saint-Germain po vlerëson mundësinë për të afruar në verë mesfushorin e Juventusit, Khephren Thuram, sipas raportimeve të mediave italiane.
La Gazzetta dello Sport shkruan se emri i futbollistit francez është diskutuar gjatë kontakteve mes Juventusit dhe PSG-së në lidhje me transferimin e sulmuesit Randal Kolo Muani.
None found
Juventusi është i hapur të marrë në shqyrtim oferta për Thuram, pasi klubi synon të vendosë në ekuilibër financat dhe të krijojë mundësi për të financuar afrime të reja gjatë afatit kalimtar.
Edhe pse 24-vjeçari ndiqet me interes edhe nga skuadra të Ligës Premier, ai besohet se e sheh një rikthim në Ligue 1 si alternativën e preferuar dhe e konsideron PSG-në vendin e duhur për vijimin e rritjes në karrierë.
Në rast se marrëveshja finalizohet, Thuram do të gjendej përballë një rivaliteti të madh në mesfushën e PSG-së, aty ku aktualisht bëjnë pjesë lojtarë si Vitinha, Joao Neves, Fabian Ruiz, Desire Doue dhe Warren Zaire-Emery.
Khephren Thuram u transferua te Juventusi nga Nice dhe është shndërruar në një prej elementëve më të dalluar të ekipit torinez, duke zgjuar interesin e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.
Hetimi për tokat ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, që dy vite më parë i kushtoi mandatin është mbyllur pa ngritjen…
Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…
Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…
Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…
Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…
Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi.…