Skënderbeu siguroi fitoren e parë të sezonit në Abissnet Superiore, pasi përmbysi Elbasanin dhe triumfoi 2 – 1. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj, u shpreh optimist për reagimin e skuadrës.
None found
“Tani jemi më të qetë. E dinim se përballë do të kishim një ndeshje të vështirë dhe u munduam të ishim të kujdesshëm, por sërish pësuam një gol. Nuk është hera e parë që pësojmë dhe më pas reagojmë fuqishëm. Kjo dëshmon se brenda grupit ekziston një forcë e madhe.
Presioni për rezultatet dihej se do të shfaqej shumë shpejt. Lojtarët e mi i realizojnë mirë tranzicionet, ndërsa statistikat tregojnë qartë golat që kemi pësuar. Ky presion ka ndikuar edhe në rezultatet tona.
Ekipi i ka cilësitë e nevojshme për të mos pësuar gol. Sa i përket Kacenit, aktivizimi i tij ishte një zgjedhje e detyruar. Ai është një futbollist me shumë cilësi, ndërsa alternativat që kishim nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike”, deklaroi Ahmataj.
Mercedes ishte prodhuesi i parë i automjeteve që mori miratimin për drejtim autonom të Nivelit 3 në Evropë, por funksionaliteti…
Inteligjenca artificiale po sjell ndryshime në mënyrën se si funksionojnë serviset e veturave.Teknologjia e re mundëson identifikimin e defekteve me…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar publikisht në rrjetet sociale lidhur me situatën e nxehtë politike dhe protestat masive…
Mevlan Zeka është rikthyer te Gjilani, aty ku kishte qenë edhe gjatë sezonit 2022/2023, me synimin për të ndihmuar skuadrën…
Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të mbetet në pikat më të nxehta të përplasjeve, ndërsa tensionet kanë arritur…
Një tjetër person raportohet se është lënduar gjatë protestës që vijon ende në Tiranë, ku grumbullimi më i madh i…