sport

Jude Bellingham mahniti tifozët me kërkesën që bëri pas finales të Superkupës së Spanjës

Jude Bellingham ka mahnitur fansat me kërkesën që bëri pasi fitoi trofeun e tij të parë me Real Madridin.

Anglezi luajti një rol kryesor teksa Los Blancos mposhtën Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite.

Të lidhura

None found

Vinicius Jr shënoi një hat-trick në pjesën e parë në El Clasico, me bashkatdhetarin Rodrygo Goes gjithashtu në listën e realizatorëve.

Robert Lewandowski dha atë që nuk ishte asgjë më shumë se një ngushëllim për Blaugranët, të cilët mbetën edhe pa Ronald Araujon e përjashtuar në pjesën e dytë.

Bellingham bëri një asistim mahnitës për golin e parë nga Vinicius, duke e shërbyer atë me pasimin më magjik.

20-vjeçari ishte i kënaqur pasi fitoi trofeun e parë me Realin dhe donte të festonte në një mënyrë të pazakontë.

Një video është bërë virale e ish-lojtarit të Borussia Dortmundit që shkon tek tifozët në tribuna dhe kërkon një poster të cilin e kishte parë nga fusha.

Posteri ishte me simbolet e video-lojës “GTA 5” dhe treshja bënë një foto me flamurin e krijuar nga një tifoz. /Telegrafi/

të fundit

Massive Fire in Fontainebleau Forest, 18-Year-Old Volunteer Firefighter Investigated for Starting Blaze

Autoritetet franceze kanë nisur hetim formal ndaj një zjarrfikësi vullnetar 18-vjeçar, i cili dyshohet se qëndron pas zjarrit të madh…

7 seconds ago

Massive Fire Near Zaragoza Engulfs More Than 45,000 Hectares

Mbi 45 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga një zjarr i madh që ka shpërthyer në Ores, pranë Zaragozës, në…

14 seconds ago

Vita Demands Transparency Over Milk Tests, Ministry Clarifies Report Deadline

Qumështorja Vita ka kërkuar sërish publikimin e rezultateve të analizave të mostrave të qumështit, duke akuzuar Ministrinë e Bujqësisë dhe…

53 seconds ago

Burjani: No LVV-LDK agreement, new elections appear the most likely scenario

Analisti politik Blerim Burjani mohon se ekziston një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndarjen e…

1 minute ago

Supreme Court commutes Edmond Lajçi’s life sentence to 30 years in prison for murdering his wife

Gjykata Supreme të enjten ka vendosur t’ia ulë dënimin Edmond Lajçit, nga burg i përjetshëm në 30 vjet burgim për…

1 minute ago

Calls for Serbian Minister Paunovic’s Dismissal After Statement on Kosovo’s “Ethnic Cleansing”

Është dorëzuar të enjten zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave…

1 minute ago