Çdo futbollist në botë ka rutinën e tij personale para ndeshjeve dhe këtu nuk bën përjashtim as Jude Bellingham.
Para çdo ndeshje, mesfushori i Real Madridit futet direkt në fushë teksa skuadra hyn në stadium, për të monitoruar gjendjen e barit dhe për të t’i dhënë një shikim stadiumit.
None found
Përveç anglezit, të njëjtën gjë e bëjnë edhe Jurgen Klopp dhe Lionel Messi sa herë që Liverpooli luan qoftë si vendas ose musafir dhe argjentinasi sa herë që luan për klubin dhe kombëtaren.
Ky ritual siç duket i ka sjellë fat reprezentuesit anglez i cili në sezonin e tij debutues me fanellën e Real Madridit është duke tejkaluar çdo parashikim të mundshëm.
Deri në këtë fazë të garave, Bellingham ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 25 ndeshje për “Los Blancos”.
Jo shumë kohë më parë 20-vjeçari fitoi trofeun e tij të parë me klubin madrilen, teksa mposhtën Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, në atë që njëherësh ishte edhe trofeu i parë i sezonit për klubin./Telegrafi/
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…
Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…
Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…
Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…