sport

Jose Mourinho po synon rikthimin për herë të dytë në stolin e Manchester United

Jose Mourinho raportohet se do të dëshironte të merrte një mundësi të dytë tek Manchester United për të zëvendësuar Erik ten Hag.

Sipas Manchester Evening News, tekniku portugez ka shprehur dëshirën e tij që të drejtojë Unitedin përsëri, pasi iu tregua dera e largimit në dhjetor të 2018.

Të lidhura

None found

Është lënë të besohet se Mourinho do të donte një mundësi të dytë në ‘Old Trafford’ pasi ai ndan një raport të mirë me aksionarin e United, Sir Jim Ratcliffe, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme që ai të marrë një punë të re pas shkarkimit nga Roma në janar.

Raporti shton se Mourinho nuk pret që të kontaktohet nga ‘Djajtë e Kuq’, të cilët po ngurrojnë të punojnë sërish me 61-vjeçarin në këtë pikë.

Mourinho gjatë kohës së tij si trajner i United kishte fituar Ligën e Evropës dhe Carabao Cup ndërsa në ligë përfundoi në vendin e dytë dhe eventualisht u shkarkua pas startit të dobët të sezonit 2018/2019.

Pozita e Ten Hagut tek United është në dyshime të mëdha pasi klubi ka pësuar humbjen e 13-të këtë sezon në Ligën Premier, pasi u mposhtën me rezultat 4-0 si mysafir të Crystal Palace.

Është raportuar se Bayern Munichu janë të interesuar për Ten Hag dhe ishte imagjinuar ideja e shkëmbimit të trajnerëve mes bavarezëve dhe Unitedit.

Në rast se Manchester United nuk arrin që të sigurojë kualifikimin në garat evropiane sezonin e ardhshëm, atëherë shkarkimi i Ten Hagut do të ishte i pashmangshëm. /Telegrafi/

të fundit

“Rritja e çmimit të hidrokarbureve e paarsyeshme, qeveria të ndërhyjë menjëherë”/ Konfindustria: Ulni barrën e taksave me 15% për karburantet, ngrini Bordin e Transparencës. SPAK të hetojë kontrabandën

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë në tregun e karburanteve, pas asaj që e cilëson si…

2 minutes ago

Vučić Calls Justice Actions “Terror” When Suspects in War Crimes Cases Are Investigated

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar si "terror" veprimet e institucioneve të Kosovës sa herë që janë zhvilluar…

4 minutes ago

From the Arrests to the Search for a Suspected Mass Grave in Zubin Potok: What We Know So Far

Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte,…

4 minutes ago

Muçibabë with a 500-meter queue, up to a 40-minute wait at Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e fluksit në pikat e kalimit…

5 minutes ago

GIZ Kosovo and the German-Kosovar Chamber of Commerce Sign Agreement on Renewable Energy Investments

GIZ Kosova dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK–KDWV) kanë nënshkruar një marrëveshje granti për të forcuar bashkëpunimin dhe për të promovuar…

5 minutes ago

Rrogozhinë Municipality employees boycott work and take to the streets in protest: We oppose the merger with Kavajë

Këtë të hënë, punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë, kanë bojkotuar sot punën në shenjë kundërshtimi të draft- propozimit të PS për…

6 minutes ago