Categories: sport

Jordan Henderson operohet me sukses pas dëmtimit të veçantë në Kupën e Botës

Jordan Henderson, mesfushori me përvojë i Anglisë, ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi një dëmtim të pazakontë në kyçin e dorës gjatë festimeve për kalimin e kombëtares së tij në çerekfinale të Kupës së Botës.

Lëndimi ndodhi në stadiumin “Azteca”, kur Anglia festoi triumfin 3-2 ndaj Meksikës. Ish-kapiteni i Liverpoolit, që tani është pjesë e Brentfordit, mësohet se u rrëzua aksidentalisht mbi një panel reklamues LED dhe si pasojë dëmtoi rëndë dorën.

Të lidhura

None found

Fillimisht, 36-vjeçari mori ndihmën e parë në një spital në Mexico City. Më pas, ai u dërgua me aeroplan në Kansas City, ku është vendosur kampi bazë i përfaqësueses angleze, për t’iu nënshtruar operacionit.

https://x.com/TouchlineX/status/2074868269471678875

Ky dëmtim i ka mbyllur pjesëmarrjen në fushë në këtë Kupë të Botës, megjithatë Henderson ka zgjedhur të mbetet pranë shokëve të skuadrës deri në fund të turneut.

Anglia do të luajë të shtunën çerekfinalen ndaj Norvegjisë, ndërsa Henderson e konfirmoi në rrjetet sociale se operacioni kishte përfunduar me sukses.

“Operacioni përfundoi! Tani të përgatitemi për gjënë e madhe të shtunën. Faleminderit stafit që u kujdes për mua në Institutin Ortopedik në Kansas City, si dhe veçanërisht tre kirurgëve që kryen operacionin”, ka shkruar Henderson.

të fundit

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

8 seconds ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

9 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

23 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

23 minutes ago

LSDM sulmon ish-kreun Branko Cërvenkovski: E akuzon për bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në dhe ZNAM-in

Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…

23 minutes ago