Categories: sport

John Terry veçon Odegaardin mbi Haalandin: Anglia kalon vetëm nëse e neutralizon yllin norvegjez

Sipas John Terryt, Anglia duhet ta frenojë Martin Odegaardin nëse synon të mposhtë Norvegjinë dhe të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Këtë vlerësim, legjenda e Chelseat dhe ish-kapiteni i Anglisë e dha pasi Tre Luanët prenë biletën për në çerekfinale falë fitores spektakolare 3-2 ndaj Meksikës, në një sfidë ku Jude Bellingham shënoi dy herë, ndërsa Harry Kane realizoi nga penalltia.

Terry e përshkroi atë triumf si një nga performancat më mbresëlënëse të Anglisë ndër vite, duke e vendosur përkrah suksesit historik 5-1 kundër Gjermanisë.

“Ishte një paraqitje gjigante. E vetmja ndeshje që mund ta krahasoj me këtë gjatë jetës sime është fitorja 5-1 ndaj Gjermanisë”.

“Pamë lojtarë që morën përgjegjësi në fazën me eliminim direkt. Ata u ngritën në momentin e duhur. Mendoj se ishte një paraqitje e jashtëzakonshme”.

Ish-mbrojtësi anglez rezervoi vlerësime të mëdha edhe për Jude Bellinghamin, duke e krahasuar mesfushorin me një prej figurave më të mëdha të futbollit botëror.

“E kam krahasuar me Zinedine Zidane dhe ndoshta kam qenë paksa ambicioz, por ajo që bëri mbrëmë ishte e pabesueshme. Dy golat vetëm sa e kompletojnë paraqitjen e tij, ndërsa edhe pasimi i Harry Kanes për golin e dytë ishte fantastik”.

“Harry Kane e ka treguar këtë gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe Jude Bellingham, në këtë moshë, po bën gjëra të jashtëzakonshme. Po ashtu Declan Rice dhe Reece James. Ata nuk duhet të lëndohen dhe duhet të jenë në qendër të suksesit tonë”.

Megjithatë, Terry theksoi se Norvegjia mbetet një rival tejet i rrezikshëm dhe nënvizoi veçanërisht ndikimin e Martin Odegaardit në lojën e saj.

“Norvegjia është një skuadër e mirë dhe shumë e organizuar. Mendoj se gjithçka e mirë që bën kjo skuadër kalon përmes Martin Odegaardit”.

“Nëse Anglia arrin ta ndalë atë dhe Erling Haalandin, atëherë kemi një shans shumë, shumë të madh”, përfundoi Terry./

të fundit

Prokuroria e Posaçme thellon hetimet/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit ka…

49 seconds ago

KFOR: Italian Carabinieri patrols in Mitrovica help maintain security

Karabinierët italianë që shërbejnë në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr…

1 minute ago

Ministry of Justice calls for constitutional review of draft law on Specialist Chambers

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e…

2 minutes ago

Kurti and Hamza meet, expected to discuss the Specialist Chambers and the president

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillojnë takim. Pritet që në…

2 minutes ago

After meeting Abdixhiku, Kurti also met Hamza

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po zhvillojnë takim. Takimi po zhvillohet…

2 minutes ago

Bedri Hamza returns to Albin Kurti’s office at the government

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që në takimin e radhës e radhës me kryeministrin Albin Kurti pret që…

3 minutes ago