sport

Jo vetëm United, dy klube të tjera futen në garë për Frenkie de Jong

Frenkie de Jong më në fund është pajtuar të largohet nga Barcelona dhe largimi i tij do të ndodhë në afatin kalimtar veror.

Mesfushori holandez është lodhur nga gjendja jo e mirë financiare e klubit dhe nga presioni i madh që i është bërë për tu larguar, pasi Barcelona ka nevojë për të ardhura.

Të lidhura

None found

Manchester United prej vitesh e kërkon holandezin dhe tani Djajtë e Kuq do të kenë mundësinë ta transferojnë atë në Old Traford.

Megjithatë gjiganti anglez do të ketë konkurrencë të madhe për të arritur te reprezentuesi holandez pasi dy skuadrat të tjera nga Anglia janë futur në garë për De Jong.

The Sun ka raportuar se Arsenal dhe Manchester City gjithashtu janë interesuar për transferimin e mesfushorit për afatin kalimtar veror.

Te Barcelona kanë vendosur për shitjen e yllit të mesfushës dhe tani po presin që të ketë një garë ofertash nga tre top klubet angleze.

Drejtuesite klubit katalunas kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurove për holandezin, shumë që do t’i zgjidhte shumë probleme financiare në kampin e tyre. /Telegrafi/

të fundit

Hetimi paraprak në Emirate: Piloti i dyshuar i FlyDubai synonte përplasjen e avionit në aeroportin e Tel Avivit

Një hetim paraprak në Emiratet e Bashkuara Arabe ka zbuluar se piloti i dyshuar për rrëmbimin e një avioni të…

7 minutes ago

RrGK dënon vrasjen në Gjilan: Dhuna ndaj grave nuk mund të justifikohet

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësim të thellë për vrasjen e një gruaje në Gjilan, e cila…

7 minutes ago

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Salianjit kundër dënimit me 1 vit burg: “Beteja vijon në Strasburg”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për kundërshtimin ndaj dënimit të tij me 1 vit burg, duke sqaruar…

10 minutes ago

“Qeveri e krimit”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 121 të protestës

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

11 minutes ago

Ferati in Tirana: Albania–North Macedonia cooperation, a key factor for cohesion and European integration

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, gjatë vizitës së tij në Tiranë, është takuar me kryetarin e Kuvendit të…

13 minutes ago

Petrova: Bulgaria stands by the 2022 agreement, with no renegotiation with Skopje

Bullgaria nuk pranon ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar dhe nuk rinegocion për kushtet e marrëveshjes së arritur në vitin…

13 minutes ago