Categories: sport

Barcelona vendos shumën për shitjen e Frenkie De Jongut pas interesimit të Liverpoolit

Frenkie De Jong, mesfushori holandez 29-vjeçar, është rikthyer në vëmendje për shkak të interesimit të Liverpoolit, i cili po shqyrton mundësinë e transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të lidhura

None found

Sipas El Nacional, Barcelona ka hedhur poshtë ofertën e parë prej 40 milionë eurosh të paraqitur për lojtarin dhe kërkon rreth 65-70 milionë euro për të nisur bisedimet mbi largimin e tij.

Klubi anglez e ka futur De Jongun në listën e objektivave për afatin e ardhshëm kalimtar të dimrit.

Shuma prej 40 milionë eurosh nuk e ka bindur Barcelonën, e cila nuk është e gatshme ta lejojë largimin e përfaqësuesit të Holandës për këtë vlerë.

Vlerësimi i klubit katalunas arrin në 65 milionë euro, ku përfshihen edhe bonuset. Megjithatë, raportime të tjera të të njëjtit burim bëjnë të ditur se kërkesa minimale mund të jetë 70 milionë euro, ndërsa 73 milionë euro përmenden si shumë fillestare për hapjen e negociatave.

Ky hendek mes ofertës së Liverpoolit dhe çmimit të vendosur nga Barcelona nënkupton se anglezët duhet ta rrisin ndjeshëm propozimin e tyre nëse synojnë ta mbyllin marrëveshjen.

Për momentin, transferimi pritet të diskutohet në janar të vitit 2027, atëherë kur do të hapet sërish afati kalimtar.

Barcelona ndodhet në një pozitë të favorshme sa i përket kontratës së mesfushorit. De Jong e vazhdoi marrëveshjen më 15 tetor 2025, duke e lidhur të ardhmen me klubin deri më 30 qershor 2029. Për këtë arsye, katalunasit nuk janë të detyruar ta shesin për të shmangur mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë në një periudhë të afërt.

të fundit

111 days of protest and resistance / March in Tirana continues with call: Edi Rama, resign

Kanë mbaruar fjalimet e Kryeministria në protestën e 111 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme…

2 minutes ago

Following the verdict, here is how the appeal proceedings for former KLA leaders will unfold

Me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja ligjore nuk përfundon. Tash, radha…

3 minutes ago

Bulgaria’s Foreign Minister Velislava Petrova-Chamova receives Chief Negotiator Zulfaj

Gjatë qëndrimit në Sofje, ku mori pjesë në Forumin "BE-ja takon Ballkanin", Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian,…

3 minutes ago

Kosovo Security Force members successfully complete advanced sniper training

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e KDS-së kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Snajper,…

4 minutes ago

Hill on the possibility of closing the Specialist Chambers: I don’t know, the lawyers must determine the next steps

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me proceset…

4 minutes ago

Pas aktgjykimit, ja si vijon beteja në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja ligjore nuk përfundon. Tash, radha…

16 minutes ago